Showbiz

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për lirimin e reperit

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për

Në rrjetet sociale po qarkullon lëvizja #FreeNoizy dhe fansat e reperit kanë vendosur të organizojnë një protestë për lirimin e tij dhe që të mos ekstradohet në Kosovë. Menaxheri i tij, Ermir Gjyzeli, reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale, ku falenderoi njerëzit për mbështetjen, por shtoi se nuk do të ndërmerret një organizim për asnjë protestë.

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për

“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë para Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizy-t). Duam të informojmë fansat e Noizy-t, publikun e gjerë dhe mediat se as familja e Noizy-t, as stafi menaxherial, nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste”, u shpreh ai.

Ai vijoi:

“Ne jemi në një proces gjyqësor dhe do të ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e së vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizy-t. Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizy-t për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithëve atyre që po punojnë drejt të vërtetës”.

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për

Noizy ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar një tiktoker. Së bashku me Noizy-n është arrestuar edhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari).

Reperi akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Mendohet se ai, së bashku me grupin e tij dhe reperin Stresi, kanë dhunuar Medi Isenin, një person i famshëm në TikTok. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht në Pejë dhe që prej asokohe, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Pritet që reperi të ekstradohet në Kosovë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Noizy's manager reacts to news of a protest over the rapper's release

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për

The #FreeNoizy movement is circulating on social networks and the rapper's fans have decided to organize a protest for his release and not to be extradited to Kosovo. His manager, Ermir Gjyzeli, reacted through a status on social networks, where he thanked people for their support, but added that no protest will be organized.

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për

"Yesterday, through the media, we were informed that a protest would be organized today in front of the Ministry of Justice for the release of Rigels (Noizy). We want to inform Noizy's fans, the general public and the media that neither Noizy's family nor the management staff have undertaken the organization of any protest," he said.

He continued:

"We are in a judicial process and will only follow the legal path to reveal the truth and clear the mud on Noizy's name. We want to sincerely thank Noizy's fans and colleagues for supporting him in this absurd situation of injustice. Good job to all those who are working towards the truth".

Menaxheri i Noizy-t reagon pas lajmeve për një protestë për

Noizy was wanted by the Kosovo police, because of a fight that happened in Peja, where a tiktoker was raped. Along with Noizy, DJ Crax (Bahtjar Bajraktari) was also arrested.

The rapper is charged with the criminal offense of "serious bodily injury". It is believed that he, together with his group and the rapper Stresi, raped Medi Isen, a famous person on TikTok. The incident happened on August 2 in Peja and since then, he has been declared wanted by the Kosovo police. It is expected that the rapper will be extradited to Kosovo.

Suggested articles: