
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump dukeshin sikur po bënin një debat në helikopterin presidencial "Marine One", gjatë uljes së tij në Washingon D.C. Ata ishin të ulur përballë njëri-tjetrit, pas vizitës së tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, kur u fotografuan dhe xhiruan gjatë një zënke.
Trump and Melania in Finger-Pointing Exchange on Marine One
— Brightly (@BrightlyAgain) September 26, 2025
The first lady was seen shaking her head as the president jabbed a finger at her on the helicopter.https://t.co/k74yrcvps9 pic.twitter.com/bwhKKCYQzz
Në video, shfaqet Melania duke tundur kokën dhe duke bërë gjeste me dorë para Donald-it, i cili e ndërpreu me gishtin e tij tregues.
Por, siç na ka ndodhur të gjithëve para se të shkojmë në një event, kur jemi zënë me burrat, pas zënkës, ata zbritën nga helikopteri, u kapën për dore dhe buzëqeshën sikur të mos kishte ndodhur gjë.
“Ok, hera e parë që e shoh Melania-n t’i flasë dhe është një sherr”, shkroi dikush në Instagram; “Looot, mënyra se si ajo tund kokën na përfaqëson të gjithëve si shtet, sa herë dëgjojmë fjalimet e tij”, vijoi një tjetër.
“Të lutem Melania, tregoji vendin edhe për ne”, u shpreh një tjetër person; “O Zot, Donald, a ka njeri që nuk e streson ti?”, shkroi një tjetër përdorues i Instagram-it.
Sigurisht, videoja u bë virale dhe shton edhe më shumë zërat se Melania thjesht nuk e duron dot Donald Trump. Teoritë e njerëzve kanë arritur deri në pikën që thonë se Zonja e Parë vendos me kast kapele të mëdha kur shfaqet me Trump, pasi “ka turp prej tij”.
S’e dimë si qëndron puna, por zënka në çift kanë të gjithë…