Tashmë pas shumë deklaratave të tij publike, është kuptuar se i ati i Meghan Markle nuk e ka ndër mend t’i ndalojë fjalët kundër pallatit mbretëror dhe të bijës.
Javës tjetër dukesha feston 37 vjetorin e lindjes dhe mesa duket nuk e ka ftuar të atin në festën e ditëlindjes. Në dekaratën e tij të fundit Thomas ka treguar se është më i prekur se kurrë nga veprimet e Meghan dhe se do t’i kishte pëlqyer të vdiste në vend që të gjendej në këtë situatë, raporton DailyMail.
“Është ditëlindja e saj më 4 gusht dhe do të kisha dashur t’i dërgoja një kartolinë urimi. Por nëse dërgoj një kartolinë në Pallatin Kesington ose kudo tjetër ku ajo po jeton, kartolina nuk ka për të qenë asgjë tjetër veçse një nga qindra të tjerat që i kam dërguar. Ajo me shumë mundësi nuk ka për ta parë fare.”
Kështu është shprehur Thomas lidhur me ditëlindjen e së bijës. Ndër të tjera ai ka pranuar se tashmë ka frikë se mos kjo e fundit nuk do ta lejojë që në të ardhmen të shohë nipërit e tij.
“Ajo është bërë gruaja që është sot falë asaj që unë kam bërë për të,” ka treguar Markle .
Gjithashtu Thomas ka rrëfyer se sipas tij për Meghan- in çdo gjë do të kishte qeë më e lehtë nëse i ati do të kishte vdekur.