Cara Delevingne dhe Ashley Benson janë zyrtarisht të dashura edhe në Instagram! Pas muajsh të tërë thashethemesh rreth romancës së dyshes, ishte modelja ajo që theu akullin e para.
Pak orë më parë, Cara postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një video ku puthej gjithë pasion me të aktoren.
View this post on Instagram
“PRIDE”- shkruan modelja, në nder të muajit që mbron të drejtat e gay-ve dhe njeh ndikimin e komunitetit LGBT në botë.
Si përgjigje, Benson dha vetëm 3 zemra. Zërat se mes tyre ka diçka nisën që verën e kaluar, kur Ashley u shfaq me një varëse që mbante inicialin e saj dhe të modeles.
Përsa i përket preferencave seksuale, Delevingne ka qenë gjithnjë e hapur dhe për biseksualitetin e saj ka folur që në 2015-ën, ku ka ndarë edhe detaje nga eksperiencat me vajzat.
Aktualisht, dyshja duket më shumë se e lumtur në shoqërinë e njëra tjetrës, aq sa s’do të ishte kurrëfare habie nëse gjërat shkonin në një nivel tjetër.