Getat ngjyrë mishi na kanë tmerruar prej kohësh dhe s’kemi guxuar as ti hedhim sytë në dyqane, jo më t’i veshim. I kemi shmangur prej vitesh sepse janë të holla dhe i dalin fijet, nuk përkojnë kurrë me ngjyrën e lëkurës dhe kanë një shkëlqim të shpifur.
E kishim ndarë mendjen se getat ngjyrë mishi i shkojnë vetëm balerinave dhe Kate Middleton-it, epo jo më.
Marka e çorapeve Heist ka marrë parasysh lutjet dhe kërkesat e vajzave në të gjithë botën për geta nude dhe i kanë nxjerrë në treg në një tjetër nivel. Ka ngjyra nga më të ndryshmet, për të gjitha tonalitetet e lëkurës. Marka britanike ka punuar me 67 gra mbi 12 muaj dhe ka krijuar tre modele inovative, që nuk grisën vend pa e vend e deri tek brezi që rinkonstrukton belin.
Janë të rehatshme, duket sikur nuk ke veshur asgjë dhe nëse këmbët tuaja në janë në formën e tyre më të mirë për t’u ekspozuar, ju maskojnë në mënyrë perfekte.
Burimi: Who What Wear