
Nensi Dojaka vijon të na mrekullojë me krijimet e saj. Këtë herë, është radha e Queen B që të veshë një fustan të krijuar pikërisht nga dizajnerja e modës dhe të duhet mahnitëse!
View this post on Instagram
Bey shfaqet e veshur me një fustan të zi, të prerë të pjesa e gjoksit dhe i plotësuar me mëngë të gjata, transparente. Ajo e plotësoi veshjen me një palë geta unike, syze të zeza, vathë të mëdhenj metalikë, si dhe një çantë që shkruante "TEXAS CUNTY Lone Star State”.
Ndërsa për sa i përket makeup-it dhe flokëve, zgjodhi të paraqitej me një look të thjeshtë, alla Beyonce dhe flokë të gjatë, në ngjyrë të hapur mjalti.
Beyoncé i shtohet listës së yjeve që i besuan kreativitetit të Nensit. Të tjera goca të mençura që kanë bërë të njëjtën zgjedhjen janë: Bella Hadid, Rihanna, Miley Cyrus, Hailie Bieber, Zendaya, Emily Ratajkowski, Sophie Turner, Soo Joo Park, e të tjera.
Artikuj të sugjeruar: