School & Career

Matura shtetërore: Ndryshon mënyra e korrigjimit të provimeve

Matura shtetërore: Ndryshon mënyra e korrigjimit të provimeve

Ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë provimet e maturës shtetërore do të realizohen përmes testimit me alternativa, i cili do të korrigjohet në mënyrë digjitale. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, u shpreh në një video të publikuar nga ministrja e Arsimit (QSHA), Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, se “provimet do të korrigjohen përmes skanerave”. Më parë, provimet e maturës korrigjoheshin nga grupi i punës i ngritur nga QSHA.

“Meqenëse i gjithë testi do të jetë me pyetje me alternativa, korrigjimi do të bëhen në mënyrë digjitale. Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, janë të detyruar që t’i hedhin në atë që quhet fletë-përgjigje. Më pas kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerave. Sigurisht që kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit. Besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht dalja e rezultateve në kohën e duhur.”

Vrapi theksoi se brenda datës 30 qershor “i gjithë procesi do të ketë përfunduar”. Shpërndarja e diplomave nis më 1 korrik.

“Sërish, bëjmë me dije se brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar dhe të gjitha rezultatet do të jenë të publikuara dhe në datën 1 [korrik] ne do të fillojmë procesin e printimit të diplomave të maturës shtetërore, e cila do të jetë në dy faza. Në fazën e parë do të printohen diplomat për të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit dhe më pas në ditët në vijim do të mbyllet procesi për pjesën tjetër të maturantëve.”

REELS

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

State Matura: The way of correcting exams changes

Matura shtetërore: Ndryshon mënyra e korrigjimit të provimeve

Unlike previous years, for the first time state matura exams will be conducted through alternative testing , which will be corrected digitally. The director of the Center for Educational Services, Rezana Vrapi, said in a video published by the Minister of Education, Sports and Youth, Besa Shahini, that "the exams will be corrected through scanners".

"Since the whole test will be with alternative questions, the correction will be done digitally. Students, after completing the answers in the test, are obliged to throw them in what is called the answer sheet. This answer sheet will then be administered by the Center for Educational Services and processed through scanners. Of course this will shorten the correction time. The reliability of the correction is maximum and of course the results come out in time. ”

Vrapi stressed that by June 30, "the whole process will be over." The distribution of diplomas starts on July 1.

"Again, we announce that by June 30, the whole process is complete and all the results will be published and on July 1 [July] we will start the process of printing state matura diplomas, which will be in two stages. In the first phase, diplomas will be printed for all graduates who want to study abroad, and then in the following days the process for the rest of the graduates will be closed. ”