Showbiz

Luana s’e tha, por nënkuptoi që mund të rikthehet në Top Channel

Luana s’e tha, por nënkuptoi që mund të rikthehet në
Foto: Luana Vjollca/ Top Channel

Pas një kohe të gjatë pa dhënë intervista, Luana Vjollca u rikthye në Top Channel, te një media që e ka mbështetur gjithmonë siç tha dhe ajo, për të dhënë disa ekskluzivitete.

Për emisionin "Goca dhe Gra", Luana nuk hezitoi të tregonte se mendon që emisioni "Shiko kush Luan" që ka moderuar në Top Channel, i shndërruar në "ZemërLuana" në TV Klan më tej, është ai që e ka përfaqësuar atë më së miri përgjatë karrierës.

"Po meqënëse jemi tek Top Channel, besoj që 'vula' ime e suksesit ishte 'Shiko kush luan' a.k.a. 'ZemërLuana'. Besoj që këtë nuk e them unë, këtë e thotë i gjithë publiku që edhe pas kaq shumë vitesh e kërkon dhe që mua më bën të jem shumë mirënjohëse dhe vërtet shumë e përulur kundrejt gjithë publikut që e ka dashuruar atë program më shumë se ne që kemi punuar ditë e natë për të. Kam përshtypjen se përgjithësisht janë projektet ku kam qenë edhe para edhe pas kamerave."

E pyetur nëse kanë ndonjë grimë të vërtete aludimet se do të rikthehet në ekranin e Top Channel, Luana u përgjigj:

"Nuk do i them të gjitha sonte, ju do merrni ca ekskluzivitete, ca të tjera do t'ia lëmë kohës."

Por, e vendosur përballë pyetjes nëse e ka marrë malli të luajë sërish, Luana tha me një buzëqeshje vesh më vesh:

"Po. Mund të themi që po."

Luana Vjollca duket sikur e ka "shprehur" vazhdimisht dëshirën për të qenë sërish pjesë e ekranit të Top Channel, duke ndërvepruar herë pas here me ndjekësit që i kanë kërkuar të rikthejë "Shiko kush Luan" dhe ajo është treguar po aq nostalgjike sa ata.

Së fundmi, shenjat për një rikthim të mundshëm në Top Channel po bëhen edhe më të qarta, që me Luanën që tregoi në shtator të 2025-ës se po, do të rikthehet në ekran. Më tej, u kuptua se ajo nuk do të jetë më moderatore e "Ferma VIP", pozicion që përflitet se i është besuar Arbana Osmanit këtë sezon. Promovimi i brand-it t saj në "Big Brother VIP Albania 5" vetëm pak ditë më parë s'mund të jetë një rastësi kaq e përkryer dhe kjo intervistë për "Goca dhe Gra" ku Luana ka vetëm fjalët më të mira për të thënë për televizionin ku ka punuar për 15 vite, s'mund të jenë thjesht një akt "i pafajshëm" mirënjohjeje. :)

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

Luana didn't say it, but implied that she could return to Top Channel.

Luana s’e tha, por nënkuptoi që mund të rikthehet në
Photo: Luana Vjollca/Top Channel

After a long time without giving interviews, Luana Vjollca returned to Top Channel, a media outlet that has always supported her, as she said, to give some exclusives.

For the show "Goca dhe Gra", Luana did not hesitate to say that she thinks that the show "Shikko kush Luan" that she moderated on Top Channel, later transformed into "ZemërLuana" on TV Klan, is the one that has best represented her throughout her career.

"But since we are at Top Channel, I believe that my 'stamp' of success was 'See Who's Playing' aka 'ZemërLuana'. I believe that this is not me saying this, this is what the entire audience says, who even after so many years still asks for it and that makes me very grateful and truly humble towards the entire audience that loved that program more than we who worked day and night for it. I have the impression that generally these are projects where I have been both in front of and behind the cameras."

Asked if there is any truth to the allegations that she will return to the Top Channel screen, Luana replied:

"I won't tell you everything tonight, you'll get some exclusives, we'll leave some others to time."

But, faced with the question of whether she missed playing again, Luana said with a smile on her face:

"Yes. We can say yes."

Luana Vjollca seems to have constantly "expressed" her desire to be part of Top Channel's screen again, interacting from time to time with followers who have asked her to bring back "See Who's Playing" and she has proven to be just as nostalgic as they are.

Finally, the signs of a possible return to Top Channel are becoming even clearer, with Luana indicating in September 2025 that yes, she will return to the screen. Further, it was understood that she will no longer be the moderator of "Ferma VIP", a position that is rumored to have been entrusted to Arbana Osmani this season. The promotion of her brand on "Big Brother VIP Albania 5" just a few days ago cannot be such a perfect coincidence and this interview for "Goca dhe Gra" where Luana has only the best words to say about the television where she has worked for 15 years, cannot be simply an "innocent" act of gratitude.