News

Të dashuruar kokë e këmbë: Ledion Liço dhe Sara Hoxha, e bija e Dritan Hoxhës.

Kanë disa muaj që janë lidhur bashkë, por pavarësisht përpjekjes për ta mbajtur marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes mediatike, romanca midis moderatorit të njohur Ledion Liço dhe vajzës së dytë të pronarit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha, nuk I ka shpëtuar syve të shumë njerëzve. Një burim ka treguar për Anabel.al se I ka parë duke u puthur e perqafuar në makinën e tij. Sara gjithashtu është parë shpesh së fundmi të shkojë tek rezidenca “Kodra e Diellit” ku Ledioni jeton prej dy vitesh. Një sy I kujdessshëm do të dallojë edhe një komunikim të papritur dhe të shpeshtë me “nëntekste” në instagramin e njëri-tjetrit.

Ledioni (26) dhe Sara (18) kanë qëlluar shpesh në të njëjtat evente të Top Channel. Por vetëm këtë pranverë mesa duket të dy e kuptuan se ndanin shumë të përbashkëta. Dashuria e tyre është mirëpritur edhe nga familja Hoxha, madje Ledioni ka qënë edhe me pushime me Sarën jashtë Shqipërisë.

Ledioni është “rritur” në Top Channel, fillimisht I zbuluar në konkursin “Pole Position” ku u shpall fitues. Falë elokuencës në të folur, lirshmërisë dhe stilit të tij të pakrahasueshëm ne veshje me moshatarët meshkuj, Ledioni arriti që për një kohë të shkurtër, të kapërcente nga Top Selecti në drejtime të emisione të rëndësishme në Top Channel si “Wake Up” apo “Top Fest” dhe më pas kaloi në prezantime të përjavshme si “Voice of Albania” dhe “E diell”.

Ndërsa Ledioni shijonte sukseset e njëpasnjëshme në Top Chanel, Sara nga ana tjetër, vajza e dytë e të ndjerit Dritan Hoxha, jetonte në Itali ku shkollohej së bashku me motrat, Lori dhe Redia. Në vitin 2008, pas humbjes së papritur të babait të saj, ajo dhe familja rivendosen në Shqipëri.

Ndryshe nga motra e saj Lori, e cila ka qënë më e hapur me publikun dhe mediat nëpërmjet blogut të saj e më pas Facebook-ut dhe Instagramit, Sara për një kohë të gjatë preferoi të rrinte në hije dhe bënte përshtypje tek njerëzit në batutat ngacmuese që ajo i hidhte të motrës në Instagram.

Kohët e fundit, 19 vjeçarja, vendosi të hapte një llogari të re Instagrami dhe të ndante me publikun ndryshimin e saj të madh fizik, madje për një ndjekëse, ajo sqaroi se kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale (Gastric Bypass) për të humbur kilet e tepërta. Aktualisht falë pjekurisë në moshë por edhe pamjes më elegante, Sara po ngjall po aq interes në instagramin e saj sa e motra Lori. Me një ngjashmëri të madhe fizike me të atin, miqtë dhe familjarët thonë se vajza e dytë, është mjaft sistematike në shkollë, me këmbë në tokë dhe me të njëjtat instikte biznesi si të babait.

Në shtator Sara do të largohet në Londër për të vazhduar shkollën e lartë, ndërsa Ledioni do të vazhdojë me programin “E diell” dhe ndoshta do të jetë sërish në drejtimin e “Voice of Albania”. Vazhdimi I historisë së tyre të dashurisë do të jetë si çdo vazhdim i çdo historie tjetër: Koha do ta tregojë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb