Showbiz

Ledion Liço i 'kthehet' Ersekës: Më mirë shes qepë në Ersekë se...

Ledion Liço ka thënë gjatë programit 'Live from Tirana' në Top Albania Radio, se 'më mirë shes qepë në Ersekë, se bëj televizion'. Këtë e ka shprehur gjatë një bisede me Gazmend Pajën, lidhur me temën 'Çfarë do të ndryshonit nëse e nisnit jetën nga fillimi'.

Kësaj i është rikthyer me ironi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar një fotografi nga vegjëlia e tij, ku shkruan: 'Ersekë 1994, sezoni i parashitjes së qepëve'. Aty shfaqet me një këmishë, kollare, dhe një jelek. 'Po ti paske lindur me kollare!' ka komentuar Xhemi Shehu, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e bisedës në këtë emision. Moderatorja e 'Wake Up, Mira Kazhani, i ka shkruar: 'E pabesueshme, që atëherë ke stil' 'S'kisha këmishë, po kollare kisha ama' është përgjigjur Ledioni me shaka.

Ledion Liço ka lindur në Ersekë në 13 qershor të 1986-ës. Kur ishte ende adoleshent, ai mori pjesë në spektaklin e talenteve 'Pole Position' në Top Channel, ku pasi u shpall fitues, do të vijonte karrierën e gjatë në radio e televizion në Top Media, ku tashmë do të jetë në rolin e autorit të Top Music Awards (shiko këtu).

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

----news/14672/ledion-lico-i-kthehet-ersekes-me-mire-shes-qepe-ne-erseke-se