Fashion & Beauty

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe gjithçka që duhet të dini!

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe

Trajtimi me lazer për shenjat e akneve synon t'i minimizojë pikërisht ato. Rreth 95% e njerëzve që kanë patur akne, kanë gropëza të vogla të mbetura në lëkurë. Ky lloj trajtimi përqendron dritën në shtresat e sipërme të lëkurës për të trajtuar shenjat e lëna dhe në të njëjtën kohë, inkurajon qeliza të reja, të shëndetshme të lëkurës.

Në varësi të gjendjes së lëkurës, lazeri mund t'i heqë ose jo plotësisht "plagët" e akneve. Sidoqoftë, në rastin "më të keq", zvogëlon dukshëm pamjen e tyre.

Nëse keni akne aktive, ngjyrë të errët të lëkurës ose lëkurë shumë të rrudhosur, mund të mos jeni një "kandidat" i mirë për këtë trajtim. Vetëm një dermatolog mund t'ju tregojë nëse trajtimi me lazer për shenjat e akneve është i duhuri për ju.

Kostoja e trajtimit do të varet nga disa faktorë, duke përfshirë:

- numri i plagëve që po trajtoni
- madhësia e zonës që synohet për trajtim
- numri i trajtimeve që ju nevojiten
- niveli i përvojës së ofruesit të shërbimit

Konsultohuni me disa mjekë dhe klinika përpara se të vendosni për trajtimin. Disa prej tyre i ofrojnë konsultat falas, të tjerë me pagesë.

Si funksionon

Trajtimi me lazer për shenjat e akneve funksionon në dy mënyra.

Së pari, nxehtësia nga lazeri funksionon për të hequr shtresën e sipërme të lëkurës tuaj aty ku është formuar një zonë gropëzash, shenjash. Ndërsa kjo shtresë e sipërme zhvishet, lëkura juaj duket më e lëmuar dhe pamja e gropëzave është më pak e dukshme.

Ndërsa gropëzat reduktohen, nxehtësia dhe drita nga lazeri gjithashtu nxisin rritjen e qelizave të reja dhe të shëndetshme të lëkurës. I gjithë procesi ndikon në qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon inflamacionin. Këto efekte kombinohen për t’i bërë shenjat të duken më pak të ngritura dhe jo më të kuqe, duke e shëruar lëkurën.

Procedura

Disa lloje të zakonshme të lazerëve të përdorur për njollat janë lazerët erbium YAG, lazerët e dioksidit të karbonit (CO2) dhe lazerët pulsed-dye. Secila prej këtyre pajisjeve funksionon në një mënyrë specifike për të synuar llojin e shenjave përkatëse. Mjeku dermatolog do t'ju tregojë çfarë tip shenjash keni dhe cili lazer funksionon më mirë për ju.

Zonat e synuara

Lazerët për shenjat e akneve kanë tendencë të synojnë fytyrën tuaj. Por trajtimi mund të aplikohet edhe në zona të tjera ku kanë tendencë të shfaqen shenjat e akneve. Zonat tipike përfshijnë fytyrën (veçanërisht zonën e faqeve), krahët, qafën etj.

Rreziqet dhe efektet anësore

Ka disa rreziqe dhe efekte anësore kur përdorni lazer. Këto efekte anësore ndryshojnë sipas llojit të lazerit që përdorni, llojit të lëkurës tuaj dhe sa trajtime keni nevojë.

Efektet anësore tipike mund të përfshijnë:

- ënjtje
- skuqje (mund të zgjasë deri në 10 ditë)
- dhimbje në vendin e trajtimit (zakonisht zhduket pas 1-2 orësh)

Rreziqet e përdorimit të trajtimit me lazer për të zvogëluar shenjat e akneve përfshijnë hiperpigmentimin dhe infeksione. Ndërsa këto kushte janë të rralla dhe shpesh të parandalueshme, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj, para se të vendosni të vazhdoni me trajtimin. Nëse keni shumë ethe, shumë ënjtje apo simptoma të tjera pas trajtimit, flisni menjëherë me mjekun.

Pritshmëritë ndaj lazerit

Është e rëndësishme që të keni pritshmëri realiste për çdo procedurë kozmetike. Mos harroni se trajtimi me lazer nuk premton se do t'i zhdukë tërësisht shenjat post-akne. Megjithatë, zakonisht rezultatet janë të dukshme - ndonëse kjo varet edhe nga mënyra si lëkura reagon, lloj i lëkurës etj.

Pas trajtimit me lazer, do të duhet të jeni shumë vigjilentë për kujdesin e lëkurës në javët dhe muajt në vazhdim. Lëkura juaj do të jetë më e prekshme ndaj dëmtimeve nga dielli, kështu që aplikimi i kremit mbrojtës para se të dilni nga shtëpia është një domosdoshmëri. Ju gjithashtu duhet të shmangni aktivitete që kërkojnë ekspozim të gjatë në diell për 6-8 javë.

Mjeku juaj gjithashtu mund t'ju japë udhëzime të veçanta për kujdesin e lëkurës, të tilla si përdorimi i një toniku ose hidratuesi të veçantë, për të ndihmuar në maksimizimin e efekteve të trajtimit.

Do të duhet ta mbani zonën e trajtuar të pastër për të parandaluar infeksionin, dhe lëkura juaj mund të ketë skuqje të mbetur për ditë apo edhe javë. Ju gjithashtu mund të keni nevojë të shmangni grimin për një javë ose më shumë, derisa të kalojë rreziku i komplikimeve.

Rezultatet e trajtimit nuk do të jenë të dukshme menjëherë. Brenda 7 deri në 10 ditë, do të filloni të shihni rezultatet e para. Ndonëse nuk janë të dukshme menjëherë, këto rezultate janë të përhershme.

Përgatitja për trajtim

Përgatitja për këtë trajtim shpesh përfshin:

- Jo aspirinë ose suplemente për hollim gjaku për 2 javë para procedurës

- Mos pini duhan të paktën 2 javë para trajtimit

- Asnjë produkt për kujdesin e lëkurës që përmban retinol për 2 javë para trajtimit

- Mund t'ju duhet të ndaloni përkohësisht ilaçet për trajtimin e akneve para trajtimit me lazer. Në disa raste, mund t'ju jepet një mjekim parandalues me antibiotikë.

Më poshtë gjeni 3 foto rezultatesh realiste, marrë nga Health Line:

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe

REELS

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Laser for acne scars: Results, side effects and everything else you need to know!

Lazer për shenjat e akneve: Rezultatet, efektet anësore dhe

Laser treatment for acne scars aims to minimize them. About 95% of people who have had acne have small dimples left on the skin. This type of treatment concentrates light on the upper layers of the skin to treat the marks left and at the same time, encourages new, healthy skin cells.

Depending on the condition of the skin, the laser may or may not completely remove the "scars" of acne. However, in the "worst case", it significantly reduces their appearance.

If you have active acne, dark skin color or very wrinkled skin, you may not be a good "candidate" for this treatment. Only a dermatologist can tell you if laser treatment for acne scars is right for you.

The cost of treatment will depend on several factors, including:

- number of wounds you are treating
- size of area to be treated -
number of treatments you need
- level of experience of the service provider

Consult with several doctors and clinics before deciding on treatment. Some of them offer free consultations, others for a fee.

How it works

Laser treatment for acne scars works in two ways.

First, the heat from the laser works to remove the top layer of your skin where an area of ​​pits, scars has formed. As this top layer peels off, your skin looks smoother and the appearance of dimples is less noticeable.

As the pits are reduced, the heat and light from the laser also promotes the growth of new and healthy skin cells. The whole process affects blood circulation and reduces inflammation. These effects combine to make the scars look less raised and not redder, healing the skin.

procedures

Disa lloje të zakonshme të lazerëve të përdorur për njollat ​​janë lazerët erbium YAG, lazerët e dioksidit të karbonit (CO2) dhe lazerët pulsed-dye. Secila prej këtyre pajisjeve funksionon në një mënyrë specifike për të synuar llojin e shenjave përkatëse. Mjeku dermatolog do t'ju tregojë çfarë tip shenjash keni dhe cili lazer funksionon më mirë për ju.

Zonat e synuara

Lazerët për shenjat e akneve kanë tendencë të synojnë fytyrën tuaj. Por trajtimi mund të aplikohet edhe në zona të tjera ku kanë tendencë të shfaqen shenjat e akneve. Zonat tipike përfshijnë fytyrën (veçanërisht zonën e faqeve), krahët, qafën etj.

Rreziqet dhe efektet anësore

Ka disa rreziqe dhe efekte anësore kur përdorni lazer. Këto efekte anësore ndryshojnë sipas llojit të lazerit që përdorni, llojit të lëkurës tuaj dhe sa trajtime keni nevojë.

Efektet anësore tipike mund të përfshijnë:

- ënjtje
- skuqje (mund të zgjasë deri në 10 ditë)
- dhimbje në vendin e trajtimit (zakonisht zhduket pas 1-2 orësh)

Rreziqet e përdorimit të trajtimit me lazer për të zvogëluar shenjat e akneve përfshijnë hiperpigmentimin dhe infeksione. Ndërsa këto kushte janë të rralla dhe shpesh të parandalueshme, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj, para se të vendosni të vazhdoni me trajtimin. Nëse keni shumë ethe, shumë ënjtje apo simptoma të tjera pas trajtimit, flisni menjëherë me mjekun.

Pritshmëritë ndaj lazerit

Është e rëndësishme që të keni pritshmëri realiste për çdo procedurë kozmetike. Mos harroni se trajtimi me lazer nuk premton se do t'i zhdukë tërësisht shenjat post-akne. Megjithatë, zakonisht rezultatet janë të dukshme - ndonëse kjo varet edhe nga mënyra si lëkura reagon, lloj i lëkurës etj.

Pas trajtimit me lazer, do të duhet të jeni shumë vigjilentë për kujdesin e lëkurës në javët dhe muajt në vazhdim. Lëkura juaj do të jetë më e prekshme ndaj dëmtimeve nga dielli, kështu që aplikimi i kremit mbrojtës para se të dilni nga shtëpia është një domosdoshmëri. Ju gjithashtu duhet të shmangni aktivitete që kërkojnë ekspozim të gjatë në diell për 6-8 javë.

Mjeku juaj gjithashtu mund t'ju japë udhëzime të veçanta për kujdesin e lëkurës, të tilla si përdorimi i një toniku ose hidratuesi të veçantë, për të ndihmuar në maksimizimin e efekteve të trajtimit.

Do të duhet ta mbani zonën e trajtuar të pastër për të parandaluar infeksionin, dhe lëkura juaj mund të ketë skuqje të mbetur për ditë apo edhe javë. Ju gjithashtu mund të keni nevojë të shmangni grimin për një javë ose më shumë, derisa të kalojë rreziku i komplikimeve.

Rezultatet e trajtimit nuk do të jenë të dukshme menjëherë. Brenda 7 deri në 10 ditë, do të filloni të shihni rezultatet e para. Ndonëse nuk janë të dukshme menjëherë, këto rezultate janë të përhershme.

Përgatitja për trajtim

Përgatitja për këtë trajtim shpesh përfshin:

- Jo aspirinë ose suplemente për hollim gjaku për 2 javë para procedurës

- Do not smoke for at least 2 weeks before treatment

- No skin care product containing retinol for 2 weeks before treatment

- You may need to temporarily stop taking acne medicine before laser treatment. In some cases, you may be given preventative treatment with antibiotics.

Below you will find 3 photos of realistic results, taken from Health Line: