Pritja e ëmbël ka përfunduar për Laura Vorpsin, e cila ashtu siç pritej, ka sjellë në jetë një vajzë. Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe partneri i saj, biznesmeni Theodhori Çami, kanë dashur gjithnjë të bëhen prindër, dhe vogëlushja e pagëzuar me emrin Krisa, ka bërë realitet dëshirën e tyre më të madhe.
Vorpsi është tërhequr nga politika për t'iu përkushtuar jetës akademike si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, por tani ka gjetur diçka edhe më të bukur për t'u angazhuar.