News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ The Guardian/ Euronews

Izraeli dhe Libani takohen për raundin e tretë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Uashington

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli dhe Libani po zhvillojnë në Uashington raundin e tretë të bisedimeve të drejtpërdrejta, me shpresën për të zgjatur armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut dhe për të diskutuar çështje si tërheqja e forcave izraelite nga jugu i Libanit.

Megjithëse SHBA-ja i cilësoi negociatat si “pozitive”, luftimet vazhdojnë, me sulme ajrore izraelite në Liban dhe sulme me dronë nga Hezbollahu drejt Izraelit.

Që nga rifillimi i përplasjes në mars, mijëra persona janë vrarë ose plagosur në Liban, ndërsa tensionet mbeten shumë të larta në të dy anët e kufirit.

Pediatri në Gjermani arrestohet për 130 akuza për abuzim seksual

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një pediatër 46-vjeçar në Gjermani është akuzuar për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve, përfshirë përdhunim, krime që dyshohet se i ka kryer mes viteve 2013 dhe 2025 në klinika në rajonin e Brandenburgut.

Mjeku ndodhet në paraburgim që prej nëntorit, pasi një nënë raportoi dyshime se fëmija i saj ishte abuzuar gjatë trajtimit në spital.

Skandali ka tronditur vendin dhe ka detyruar klinikat të forcojnë masat e sigurisë, pasi u zbulua se protokolli që kërkon praninë e dy personave gjatë ekzaminimit të fëmijëve nuk ishte respektuar gjithmonë.

Trump thotë se shumë probleme janë "zgjidhur", ndërsa takohet me Xi Jinping në ditën e fundit të samitit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump tha se samiti me Xi Jinping në Pekin ka sjellë “shumë gjëra të mira”, duke pretenduar se SHBA-ja dhe Kina kanë zgjidhur disa probleme të rëndësishme dhe kanë arritur marrëveshje tregtare “fantastike” për të dyja palët.

Dy liderët diskutuan edhe për Iranin, ku Trump tha se të dy vendet duan të shmangin armët bërthamore dhe të mbajnë të hapur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të tregojë “më tepër durim” ndaj Teheranit.

Vizita dyditore u mbyll me takime private në kompleksin sekret qeveritar Zhongnanhai, ndërsa vëmendje tërhoqi fakti që Trump shmangu pyetjet e medieve gjatë gjithë samitit.

Nacionalistët izraelitë brohorasin "vdekje arabëve" në marshimin e dhunshëm për Ditën e Jerusalemit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjatë marshimit të Ditës së Jerusalemit, nacionalistë izraelitë të ekstremit të djathtë brohoritën slogane si “vdekje arabëve”, “fshatrat tuaja le të digjen” dhe “Gaza është varrezë”, ndërsa kaluan nëpër lagjen myslimane të Qytetit të Vjetër.

Përplasjet mes marshuesve hebrenj dhe palestinezëve çuan në tensione e ndërhyrje të policisë, ndërsa ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ngriti flamurin izraelit pranë xhamisë Al-Aksa.

Ngjarja, e organizuar me mbështetje shtetërore, u kritikua ashpër nga aktivistë dhe hebrenj kundër ekstremizmit, të cilët thanë se marshimi po nxit urrejtje dhe dhunë ndaj palestinezëve.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/The Guardian/Euronews

Israel and Lebanon meet for third round of direct talks in Washington

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Israel and Lebanon are holding their third round of direct talks in Washington, hoping to extend the ceasefire between Israel and Hezbollah and discuss issues such as the withdrawal of Israeli forces from southern Lebanon.

Although the US described the negotiations as "positive", fighting continues, with Israeli airstrikes in Lebanon and drone attacks by Hezbollah on Israel.

Since the resumption of fighting in March, thousands of people have been killed or injured in Lebanon, while tensions remain very high on both sides of the border.

Pediatrician in Germany arrested on 130 charges of sexual abuse

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

A 46-year-old pediatrician in Germany has been charged with 130 counts of child sexual abuse, including rape, crimes he allegedly committed between 2013 and 2025 at clinics in the Brandenburg region.

The doctor has been in custody since November, after a mother reported suspicions that her child had been abused during treatment at the hospital.

The scandal has shocked the country and forced clinics to tighten security measures, after it was discovered that the protocol requiring the presence of two people during the examination of children was not always respected.

Trump says many problems have been "solved" as he meets with Xi Jinping on final day of summit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump said his summit with Xi Jinping in Beijing had brought about "a lot of good things", claiming that the US and China had resolved several important problems and reached a "fantastic" trade deal for both sides.

The two leaders also discussed Iran, with Trump saying both countries want to avoid nuclear weapons and keep the Strait of Hormuz open, while warning that he would show "no more patience" with Tehran.

The two-day visit ended with private meetings at the secret government complex Zhongnanhai, while attention was drawn to the fact that Trump avoided media questions throughout the summit.

Israeli nationalists chant "death to Arabs" in violent Jerusalem Day march

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

During the Jerusalem Day march, far-right Israeli nationalists chanted slogans such as "death to the Arabs," "let your villages burn," and "Gaza is a graveyard" as they marched through the Muslim quarter of the Old City.

Clashes between Jewish and Palestinian marchers led to tensions and police intervention, while National Security Minister Itamar Ben-Gvir raised the Israeli flag near the Al-Aqsa Mosque.

The event, organized with state support, was sharply criticized by activists and Jews against extremism, who said the march was inciting hatred and violence against Palestinians.