
Vritet lideri suprem iranian Ali Khamenei në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael

Lideri suprem i Ali Khamenei është vrarë në sulmet ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit mbi Tehran, sipas mediave shtetërore iraniane.
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi më herët vdekjen e tij, duke e cilësuar si “një nga njerëzit më të këqij në histori”
Autoritetet iraniane shpallën 40 ditë zie kombëtare dhe një javë pushim zyrtar, ndërsa tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas këtij zhvillimi.
Europa në alarm pas sulmeve ndaj Iranit, thirrje për mbledhje urgjente të OKB-së

Liderët europianë reaguan me shqetësim ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iran, duke paralajmëruar rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Presidenti francez Emmanuel Macron i cilësoi sulmet si një akt që mund të ketë pasoja serioze për paqen globale dhe kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimeve të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa bënë thirrje për përmbajtje dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Trump paralajmëron Iranin: SHBA do përgjigjet me forcë të jashtëzakonshme ndaj jush

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iran kundër çdo përshkallëzimi, duke thënë se SHBA do të reagojë me një forcë “që nuk është parë kurrë më parë”.
Paralajmërimi erdhi pasi Irani kërcënoi me sulme të forta si hakmarrje për vrasjen e Ali Khamenei.
Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, akuzoi SHBA-në dhe Izraelin dhe paralajmëroi pasoja të rënda.
Kaos në Lindjen e Mesme, anulohen mbi 1,800 fluturime

Mijëra fluturime janë anuluar pasi disa vende të Lindjes së Mesme mbyllën hapësirën ajrore pas sulmeve ndaj Iranit.
Aeroporte kyçe si ato në Dubai, Abu Dhabi dhe Doha u prekën ndjeshëm nga këto zhvillime, ndërsa mbi 1,800 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar.
Mbylljet e hapësirës ajrore në disa shtete të rajonit kanë shkaktuar një nga ndërprerjet më të mëdha të trafikut ajror në vitet e fundit, duke krijuar kaos të jashtëzakonshëm tek udhëtarët.