News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian

Suedia përgatitet për skenarin më të keq: Ishulli i Gotlandit në gatishmëri për një sulm rus

Suedia po forcon mbrojtjen e ishullit strategjik të Gotlandit mes shqetësimeve se Rusia mund të përpiqet të testojë vendosmërinë e NATO-s në rajonin e Baltikut.

Krahas rritjes së pranisë ushtarake dhe rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, autoritetet po përgatisin edhe banorët për të përballuar një sulm të mundshëm ose ndërprerje të furnizimeve.

Zyrtarët suedezë theksojnë se aktualisht nuk ka kërcënim të menjëhershëm, por paralajmërojnë se situata mund të ndryshojë shpejt në varësi të zhvillimeve të luftës në Ukrainë.

Ukraina shpreson të nënshkruajë marrëveshje për dronë me shtatë vende të NATO-s deri në fund të vitit

Ukraina synon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për dronët me të paktën shtatë vende të NATO-s deri në fund të vitit, duke kaluar nga një vend që merr ndihmë ushtarake në një partner që ofron ekspertizë në mbrojtje.

Këto marrëveshje përfshijnë jo vetëm teknologjinë e dronëve, por edhe sisteme radarësh, stacione tokësore dhe njohuritë e fituara gjatë luftës me Rusinë.

Kievi beson se përvoja e tij në mbrojtjen dhe përdorimin e dronëve e bën një partner kyç për sigurinë e Europës.

Misteri i “topave të hapësirës” në Australi, autoritetet zbulojnë nga kanë ardhur


 
Agjencia Australiane e Hapësirës njoftoi se gjashtë objektet misterioze të gjetura në plazhet e Queensland-it ka shumë gjasa të jenë mbetje të një rakete të huaj që është rikthyer në atmosferë.

Objektet, të njohura si “topa të hapësirës”, janë depozita të presionit që përdoren për karburantin e raketave dhe fillimisht u trajtuan si potencialisht të rrezikshme.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin objekte të ngjashme nëse i gjejnë, pasi mund të ketë ende mbetje të tjera që bien në tokë. 

Kina dëshiron të zgjidhë problemin më të vështirë në robotikë - ndërtimin e duarve

Kompanitë kineze po investojnë masivisht në zhvillimin e duarve robotike me pesë gishta, të afta të kryejnë lëvizje të ndërlikuara si ato të njeriut.

Ekspertët thonë se pikërisht duart janë pengesa më e madhe për t'i kthyer robotët humanoidë nga një kuriozitet teknologjik në ndihmës të dobishëm në jetën e përditshme.

Kina synon të shfrytëzojë përparësinë e saj në prodhim dhe inteligjencën artificiale për të marrë drejtimin global në këtë fushë.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.