News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (19).png

Trump feston 250-vjetorin e SHBA-së: "Ëndrra amerikane është rikthyer"

download (1).jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim në National Mall në Uashington gjatë festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në fjalën e tij, ai vlerësoi historinë dhe rolin e Amerikës në botë, duke e cilësuar këtë përvjetor si "momentin më të rëndësishëm" për vendin.

Trump deklaroi se "ëndrra amerikane është rikthyer" dhe lavdëroi qytetarët amerikanë për kontributin e tyre ndër shekuj. Ai theksoi se asnjë popull tjetër nuk ka treguar më shumë guxim, nuk ka bërë më shumë përparim dhe nuk ka korrigjuar më shumë padrejtësi sesa populli amerikan.

Zelensky: Ukraina goditi infrastrukturën e naftës pranë Shën Petersburgut

download (2).jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ukrainase kanë goditur objekte të infrastrukturës së naftës pranë qytetit rus të Shën Petersburgut. Sipas tij, objektivat e goditura gjenerojnë të ardhura që financojnë luftën e Rusisë.

Zelensky tha gjithashtu se u godit me sukses edhe Kronstadti, të cilin e cilësoi një objektiv të rëndësishëm ushtarak, më shumë se 850 kilometra larg kufirit ukrainas. Nga ana tjetër, autoritetet ruse deklaruan se dhjetëra dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonin e Leningradit, ndërsa mbetje të tyre ranë pranë portit të Vysotskut.

Serbia mohon se është pro-Rusisë: "Kemi mbështetur Ukrainën që nga fillimi i luftës"

Screenshot 2026-07-05 114448.png
Ish-kryeministrja serbe Ana Brnabi? hodhi poshtë pretendimet se Beogradi mban një qëndrim pro-rus, duke theksuar se Serbia ka mbështetur Ukrainën që nga nisja e pushtimit rus në vitin 2022. Ajo foli gjatë një konference në Bruksel, ku u diskutuan ekonomia serbe, EXPO 2027 dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Brnabi?, Serbia ka dhënë mbi 60 milionë euro ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën, edhe pse nuk ka ofruar mbështetje ushtarake. Ajo shtoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj rrugës europiane, ndërsa kritikoi standardet e dyfishta që, sipas saj, aplikohen në procesin e anëtarësimit në BE.

Alarm nga meteorologët: El Niño po forcohet, priten valë të nxehti dhe mot ekstrem

Screenshot 2026-07-05 114410.png
Meteorologët paralajmërojnë se fenomeni El Niño po forcohet me shpejtësi në Oqeanin Paqësor tropikal, duke rritur ndjeshëm rrezikun për mot ekstrem në muajt e ardhshëm. Sipas përditësimit sezonal të klimës nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), periudha korrik-shtator pritet të shoqërohet me valë të forta të nxehti, thatësira dhe reshje intensive në shumë rajone të botës.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, tha se organizata ka nisur një mobilizim të gjerë ndërkombëtar për të mbështetur qeveritë dhe sektorët më të prekur nga ndryshimet klimatike. Ajo theksoi se parashikimet sezonale dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm janë thelbësore për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur ekonomitë dhe për të zbutur pasojat e motit ekstrem.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.