News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian/ Euronews

Parisi do të ndalojë pirjen e alkoolit në publik, spitalet arrijnë kulmin e valës së të nxehtit

Parisi ndalon përkohësisht konsumimin e alkoolit në ambiente publike, pasi vala ekstreme e të nxehtit ka mbingarkuar spitalet e kryeqytetit francez.

Autoritetet thonë se rastet e urgjencave, përfshirë arrestet kardiake, janë rritur ndjeshëm, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në 40.9°C.

Për shkak të vapës janë mbyllur disa shkolla, janë kufizuar oraret e disa atraksioneve turistike dhe miliona qytetarë në Francë mbeten nën alarmin maksimal për të nxehtin.

Rusia po përgatit një "provokim" të mundshëm në shtetet baltike ose Poloni, thonë burimet

Dy vende anëtare të NATO-s kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur një "provokim" ndaj vendeve baltike ose Polonisë, me qëllim testimin e unitetit të aleancës.

Sipas burimeve perëndimore, Moska mund të ndërmarrë sulme hibride, si përdorimi i raketave apo dronëve, ndërsa përballet me presion në rritje nga sulmet ukrainase brenda territorit rus.

Zyrtarët theksojnë se nuk ka shenja për një pushtim të plotë, por frika është se Kremlini mund të përshkallëzojë tensionet për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 235, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë

Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 235, ndërsa mbi 4,300 persona kanë mbetur të plagosur dhe mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5, që goditën vendin brenda pak minutash, janë ndër më të fortët në më shumë se një shekull dhe shkaktuan dëme të mëdha, veçanërisht në rajonin bregdetar të La Guairës.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes rrënojave, ndërsa autoritetet po kërkojnë makineri të rënda për të shpëtuar sa më shumë njerëz të gjallë.

Më i madh se Jupiteri, më i lehtë se pambuku: Astronomët zbulojnë dy planetë "super të fryrë"

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë, me përmasa të ngjashme me Jupiterin, por me një dendësi aq të ulët sa janë krahasuar me sheqeri e pambukut. 

Planetët, që ndodhen rreth 1,110 vite dritë larg Tokës, janë më të mëdhenjtë e këtij lloji të zbuluar deri më sot dhe besohet se përbëhen kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi.

Sipas studiuesve, zbulimi i këtyre planetëve të rrallë mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të mënyrës se si formohen planetët dhe evolucionit të sistemeve planetare.

REELS

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee