News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (17).png

SHBA dhe Irani rikthehen në tryezë, delegacionet mbërrijnë në Zvicër për bisedimet e paqes

JDvance.jpeg

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë mbërritur në Zvicër për raundin e ri të bisedimeve mbi zbatimin e marrëveshjes së përkohshme të paqes mes Uashingtonit dhe Teheranit. Negociatat do të zhvillohen në Bürgenstock, në kantonin e Nidwaldenit.

Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, ndërsa Pakistanit i është besuar sërish roli i ndërmjetësit mes palëve. Vance deklaroi para nisjes se pret me optimizëm zhvillimin e bisedimeve.

 Vala e të nxehtit godet Francën, ndalohet alkooli në festivalin e famshëm të Parisit

Screenshot 2026-06-21 131442.png
Autoritetet franceze kanë ndaluar konsumimin e alkoolit gjatë festivalit vjetor “Fête de la Musique”, ndërsa vendi po përballet me temperatura ekstreme. Në Paris pritet që temperatura të arrijë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në jug të Francës dhe Spanjë deri në 40 gradë.

Mbi 30 departamente janë vendosur në alarm të kuq për shkak të vapës. Për të ndihmuar qytetarët të përballojnë temperaturat, autoritetet kanë vendosur që parqet dhe kopshtet publike të qëndrojnë të hapura 24 orë në ditë.

Sulmet ruse lënë të vdekur dhe të plagosur në Ukrainë, Kievi godet objektiva në Siberi

Screenshot 2026-06-21 131426.png
Të paktën tre persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën pas një serie sulmesh ruse në lindje të Ukrainës. Autoritetet lokale raportuan se dronë, artileri dhe bomba ajrore goditën disa zona të rajoneve Dnipropetrovsk dhe Poltava.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ukrainase kanë goditur një impiant përpunimi nafte në rajonin rus të Tiumenit, në Siberinë Perëndimore. Sipas tij, sulmi u krye me dronë të rinj që mund të godasin objektiva deri në 3 mijë kilometra larg.

Trump dhe Meloni në përplasje publike, debati për një foto ndez tensionet

1781969248322.webp

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur pretendimin se kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka kërkuar vazhdimisht të bëjnë një foto së bashku gjatë samitit të G7. Deklarata vjen pasi Meloni i hodhi poshtë komentet e tij, duke i cilësuar si tërësisht të sajuara.

Kryeministrja italiane reagoi sërish në rrjetet sociale, duke i quajtur sulmet e Trumpit të pakuptimta dhe të pajustifikuara. Marrëdhëniet mes dy liderëve janë ftohur muajt e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve mbi Iranin dhe disa çështje të politikës ndërkombëtare.

REELS

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee