Showbiz

Laert Vasili për fitoren e Gjestit: “Fitoi një analfabet funksional”

Laert Vasili për fitoren e Gjestit: “Fitoi një analfabet

Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” solli emocione, surpriza, por edhe deklarata pas përfundimit të spektaklit. Laert Vasili, një nga katër finalistët, nuk i kurseu komentet e tij për fituesin e këtij sezoni, Gjestin.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Laerti u shpreh hapur dhe pa filtra për mënyrën si e pa ai fitoren e Gjestit:

"Ai meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, hodhi në erë gjithë marrëdhëniet aty brenda, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi. Ai bëri gjithçka dhe formati e do që me sa duket duhet të bësh gjithçka. Unë jam tjetër njeri.”

Në një ton kritik dhe ironik, aktori vazhdoi duke hedhur hije dyshimi mbi vlerat artistike të Gjestit:

“Di që është futur nja tre-katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë. Patëm për të shkruar një tekst, nuk shkroi asnjë varg.”

Ai nuk i kurseu as komentet e drejtpërdrejta për nivelin kulturor të fituesit:

“Ishte një rrugëtim i gjatë dhe finalja përballë një analfabeti funksional…nuk ke si të përballesh, i cili kur ngatërron Jezusin me Çerçiz Topullin, çfarë t’i thuash? Thotë ‘Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë’, kështu që hajde bëjmë muhabet. Ndaj është më e bukura kur thotë atë ‘notën e mirë’.”

Në përfundim, Laerti u shpreh se i vjen keq mbi atë që, sipas tij, shoqëria shqiptare vlerëson sot:

“Më vjen shumë keq, por ja që shoqëria shqiptare paska nevojë për këtë model.”

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Give this man a beer 🍻 All rights reserved to: @rtvklan

💃

All rights reserved to the original source and broadcaster: @stoprtvklan @rtvklan This content is shared strictly for informational and reporting purposes. No copyright infringement is intended.

Ç’keni për të thënë përballë kësaj buzëqeshjeje 😌

Bad Bunny ka zgjedhur një look krejt të papritur në #MetGala Si ju duket 🤓

Çfarë gatuam si media në këto 25 vite, atë do hamë.

Kurioze jam si e mendoni 🤓

Ku ka fjetur vallë?

Gëzuar! 🙃

🙂