Metropolitan

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh në Netflix gjatë nëntorit

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh
Netflix

Këtë muaj, harroji puthjet dhe atmosferën para festave dhe zgjidh sugjerimet e kësaj liste. Janë dramatikë, të shumëpritur dhe me shumë gjasa, të paharrueshme!

“The Vince Staples Show"

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh

Në serialin komedi-thriller, asgjë nuk është siç duket. Seriali ndjek Vince-n, që siç thotë ai në trailer-in e sezonit të dytë, “po kalon disa gjëra”. Në këtë sezon, Vince Staples, përballet me shumë dhimbje pas humbjes së disa anëtarëve të familjes.
 
Humbja e tij shfaqet në mënyra interesante, përmes skenave metafizike të veprimit, monologëve reflektues dhe madje, edhe një pjese të shkurtër të animuar.

“Frankenstein"

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh

Jacob Elordi i maskuar si një përbindësh i etur për hakmarrje, krijuar nga një shkencëtar i çmendur dhe i vetmuar që kërkon pushtet? Po, fute në listë!

Në versionin e ri të Guillermo del Toro për historinë klasike të Mary Shelley, kemi aktorë fantastikë! Oscar Isaac luan rolin e Dr. Frankenstein, ndërsa pjesë e kastit janë edhe Mia Goth dhe Christoph Waltz.

Filmi i ri është disi edhe më gotik se origjinali dhe një herë, i pyet shikuesit: “Kush është përbindëshi i vërtetë?”

“Being Eddie”

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh

Kush është njeriu pas personazheve ikonikë si Prince Akeem, Axel Foley, Doctor Dolittle dhe gomari te “Shrek” (s'po flasim për dublimin në shqip)? Dokumentari “Being Eddie” synon t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje përmes një vështrimi prapa skenave në jetën e Eddie Murphy, të ndërthurur me dëshmi nga miqtë, fansat dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Dokumentari është një festim i dekadave të punës së tij, ndërkohë që eksploron se kush është ai në jetën e tij jashtë ekranit pas kaq shumë vitesh në Hollywood.
 
“Mrs. Playmen”

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh

Në Romën e viteve ’70, një grua e quajtur Adelina tradhtohet nga bashkëshorti dhe vendos që jo vetëm të hakmerret, por edhe të krijojë një jetë të re duke e kthyer revistën e tyre erotike për burra në një për gra.
 
Ky serial në gjuhën italiane është frymëzues, tërheqës dhe bazuar në një histori të vërtetë.
 
“Stranger Things 5: Volume 1”

Kur s’ke nerva të dalësh: Ja ç’të shohësh

Më në fund ka ardhur momenti t'i japim lamtumirën një prej sukseseve të para të mëdha të Netflix-it, “Stranger Things”. Pjesa e parë e sezonit të fundit të serialit fantastiko-shkencor vjen më 26 nëntor në Netflix, duke shënuar gati 10 vjet që nga premiera e tij e parë.
 
Njerëzit do të shohin Millie Bobby Brown. Finn Wolfhard, Noah Schnapp, Caleb McLaughlin, Gaten Matarazzo dhe Joe Keery, teksa nisin betejën e fundit kundër Vecna-s.

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.