School & Career

Kthimi në shkolla: 3 këshilla thelbësore për shëndetin mendor të të rinjve!

Kthimi në shkolla: 3 këshilla thelbësore për shëndetin

Kthimi në shkolla mund të jetë emocionues për shumë prej adoleshentëve apo studentëve të universitetit, por, me gjithë këto emocione, vjen edhe ngarkesa, si dhe gjithë rregullat që duhen zbatuar, të cilat, të mbledhura së bashku, mund të ndikojnë në shëndetin mendor të tyre.

Më poshtë, gjeni disa këshilla të thjeshta, për të përballuar gjithë vështirësitë me sukses:

#1 – Zhvilloni zakone të shëndetshme

Ushtrohuni rregullisht ose të paktën bëjeni sa herë të gjeni mundësinë, hani ushqime me vlera ushqyese dhe përpiquni të flini 7-8 orë gjatë natës. Të gjitha këto, do t’ju ndihmojnë në uljen e simptomave të ankthit.

Sidoqoftë, për shkak se ndonjëherë është e vështirë të qëndrosh në rrugën e shëndetshme për shkak të orëve të zgjatura, ngarkesës, testimeve dhe jetës sociale, kujtojini vetes se është normale që “të bëni gabime dhe të mësoni prej tyre”.

Përpiquni të disiploni veten, në mënyrë që edhe kur të mos ndiheni të motivuar, t’i shkoni deri në fund ditës suaj, për shkak të disiplinës.

#2 – Gjeni grupe shoqërore që ju ngjasojnë

Është e rëndësishme të mos “vuani” në heshtje, por të keni dikë me të cilin të ndani problemet, mendimet etj. Ju mund të fokusoheni te një grup miqsh, të cilët ju ngjallin të njëjtat interesa, njerëz me të cilët mund të kënaqeni, por edhe të studioni apo të ndihmoni njëri-tjetrin, kur është e nevojshme.

#3 – Bëjeni internetin aleatin tuaj

Ka me qindra aplikacione dhe website në internet, të gjitha në shërbimin tuaj, atë të studentit. Kërkoni për aplikacione skedulimi, aplikacione që ju ndihmojnë në organizimin e ditës, ju rikujtojnë për orarin e shkollës etj.

Ju gjithashtu mund të kërkoni vende online, për të komunikuar me një terapist ose psikolog shkollor. Përdoreni internetin në favorin tuaj!

Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurt në vetvete dhe do t’ju bëjnë të kuptoni se të gjitha “peshat” në jetë, nuk keni pse “t’i mbani” të vetëm.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.