Horoscope

Korriku 2026 do të jetë një muaj fantastik për këto 4 shenja horoskopi

Korriku 2026 do të jetë një muaj fantastik për këto 4
Foto: anniehenninger

Korriku ka mbërritur dhe, bashkë me ditët e gjata e temperaturat e larta, sjell edhe energji shumë pozitive për katër shenja të horoskopit. Gjysma e parë e vitit ka qenë e lodhshme për shumë njerëz, por ky muaj premton mundësi të reja dhe zhvillime të rëndësishme.

Sipas astrologut Evan Nathaniel Grim, këto shenja do të ndihen "sikur janë në majë të botës". Energjia e kësaj vere është veçanërisht e favorshme dhe mjafton të përfitohet sa më shumë prej saj.

Akrepi

Ke punuar pa u ndalur, Akrep. Je përpjekur shumë dhe tani ka ardhur momenti që të tjerët ta vlerësojnë gjithë mundin tënd. Ndoshta nuk kërkon miratim nga askush, por është gjithmonë bukur kur puna jote njihet.

Sipas Grim, tani po e sheh karrierën nga një këndvështrim më optimist dhe kjo mënyrë të menduari do të të ndihmojë të ngjitesh në një nivel të ri suksesi.

Qëndro besnik ndaj vetes dhe mos harro se i meriton gjërat e mira. Korriku nuk është koha për të ngritur mure mbrojtëse, sepse kështu vetëm do të pengosh energjinë pozitive të hyjë në jetën tënde.

Ujori

Sipas Grim, në fund të muajit në shenjën tënde do të ndodhë hëna e plotë, e cila do të sjellë emocione të forta.

Edhe pse kjo mund të tingëllojë sfiduese, në të vërtetë do të jetë shumë e dobishme. Kur hëna e plotë në Ujor të shfaqet më 29 korrik, do të arrish t'i shndërrosh emocionet në krijimtari.

Ky muaj të jep mundësinë të realizosh diçka vërtet të veçantë.

"Po çlirohesh nga ngurtësia dhe po përqafon një qasje më lozonjare ndaj jetës," shpjegon astrologu. "Kjo mund të hapë rrugën për njohje dhe marrëdhënie më interesante, sidomos me nisjen e sezonit të Luanit."

Luani

"Do të ishte e çuditshme të mos të të përfshija në këtë listë," thotë Grim, "sidomos tani që Jupiteri ndodhet në shenjën tënde."

Korriku është një muaj shumë i favorshëm për ty, por gjërat do të bëhen edhe më të mira pas 22 korrikut, kur fillon sezoni yt.

Me Diellin në shenjën tënde, do të jesh në qendër të vëmendjes, ashtu siç të pëlqen.

Ndërkohë, Mërkuri në prapavijë do të sjellë disa sfida dhe do të të kërkojë të përballesh me ciklet e dëmshme që vazhdojnë të përsëriten në jetën tënde.

Nuk do të jetë e lehtë, por je plotësisht i aftë t'ia dalësh. Me Jupiterin, planetin e fatit dhe bollëkut, në shenjën tënde, është e vështirë që dikush të zbehë shkëlqimin tënd. Optimizmi yt do të vazhdojë të jetë arma më e fortë.

Binjakët

Kohët e fundit jeta të është dukur paksa e ngecur dhe kjo të ka bërë të ndihesh i paduruar. Si një shenjë ajri që ka nevojë për lëvizje dhe ndryshim, nuk e ke të lehtë të qëndrosh gjatë në të njëjtin vend.

Për fat të mirë, korriku sjell pikërisht atë që të ka munguar.

Përgatitu për një muaj shumë më të ngarkuar, me më shumë angazhime dhe mundësi për të nisur projektet që ke menduar prej kohësh. Mos ki frikë të vendosësh objektiva të mëdha.

"Je në humor për të eksploruar, për të provuar gjëra të reja, për të sfiduar veten dhe për të garuar," thotë Grim. "Edhe nëse gjatë rrugës krijon ndonjë kundërshtar, shumica e njerëzve do të të shohin si një person argëtues dhe simpatik, ndaj do ta kesh të lehtë të fitosh mbështetjen e tyre."

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.