Trimi Jetullahu dhe Meriton Mjekiqi duken si dy djemtë më të mbarë të Dance with Me. Të buzëqeshur, të sjellshëm, të krehur e të mbajtur mirë, duken si dashuria e çdo vjehrre, por ja që dy konkurrentët nga Kosova kanë momentet e tyre të dobësisë.
‘Story’ bën me dije se dy djemtë janë dëbuar nga hoteli ku po qëndronin në Tiranë, pasi njëri prej tyre ka tentuar të fusë vajza dhe pije alkoolike në dhomë. Këtë e kanë bërë të ditur burime pranë djemve, që kanë sqaruar se veprimi i njërit prej tyre nuk është mirëpritur nga stafi i hotelit pasi ishte kundër rregullores.
Sipas burimeve, produksioni është munduar ta fshehë një gjë të tillë duke i akomoduar djemtë në një tjetër hotel. Trimi garon në DWM krah Xhensila Peres, ndërsa Meritoni krah Rovena Stefës. Pak ditë më parë Trimi festonte ditëlindjen, ndaj kushedi, dy të rinjtë kanë qenë duke festuar.