Fashion & Beauty

Kombinimi i papritur i dy ngjyrave që po zëvendëson nuancat neutrale këtë verë

23824b07a0e016ef7bdd0690529155ff.jpg

Nëse gardëroba juaj dominohet nga bezha, e bardha apo e zeza, ndoshta ka ardhur momenti t'i shtoni pak më shumë ngjyra. Këtë verë, kombinimi që po pushton pistat e modës dhe street style nuk ka të bëjë aspak me nuancat neutrale. Në qendër të vëmendjes janë bluja dhe e kuqja, dy ngjyra që, bashkë, krijojnë një nga kombinimet më elegante të sezonit.

71165f5350b100c40c3e83319902d8b6.jpg

Gjithçka nisi në pasarelat e Loewe, Celine, Miu Miu dhe Akris, ku koleksionet Pranverë/Verë 2026 treguan se kjo dyshe mund të jetë njëkohësisht moderne, e rafinuar dhe plot personalitet. Që prej asaj kohe, kombinimi është përqafuar nga ikonat e stilit dhe fashionistet në rrjetet sociale.

9d721f98492555d20e6b124425130944.jpg

Sekreti qëndron te mënyra si e vishni. Nuk është e nevojshme të zgjidhni menjëherë një look total me këto dy ngjyra. Një bluzë blu e kombinuar me sandale ose çantë të kuqe është e mjaftueshme për t'i dhënë jetë një veshjeje të thjeshtë. Po aq elegant duket edhe një këmishë e kuqe e hedhur sipër një fundi ose pantallonash blu.

b1b9eb1524d8fd624d33ead9a3e6dce3.jpg

Nëse ende nuk ndiheni gati për këtë kombinim, niseni me aksesorët. Një çantë, një shall mëndafshi, një palë syze dielli apo edhe një bizhuteri me një prej këtyre nuancave mund t'i japë menjëherë më shumë "jetë" outfit-it.

771c71d6ea9e4f09b71d71fb83e8b98d.jpg

Për një rezultat sa më elegant, stilistët sugjerojnë që të dyja ngjyrat të kenë të njëjtin intensitet. Një blu mbretërore kombinohet në mënyrë perfekte me një të kuqe të errët, ndërsa edhe versionet më të lehta të këtyre nuancave krijojnë një efekt po aq chic. Për ta balancuar pamjen, shtoni një element të bardhë, si një bluzë bazike ose pantallona të bardha.

8b52e412b85bb00b85a1b006ae83504b.jpg

Nëse këtë verë ndiheni të lodhur nga veshjet neutrale, ky kombinim është prova se pak guxim me ngjyrat mund ta transformojë tërësisht stilin tuaj. Bluja dhe e kuqja janë zyrtarisht dyshja që do ta shihni kudo gjatë sezonit.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.