
Nëse jeni në kërkim të mokasinave/këpucëve të sheshta të përsosura, jeni në vendin e duhur.
Trendet vijnë e shkojnë, por këto këpucë ruajnë gjithmonë elegancën klasike dhe një prekje të sofistikuar. Janë një zgjedhje pa kohë, që nuk njohin modë kalimtare, do t’ju shërbejnë për vite me radhë pa humbur asnjëherë stilin.
Një nga mënyrat tona të preferuara për t’i stiluar? Me çorape, një kombinim që funksionon për mrekulli, sidomos me fustane mini apo midi, xhaketa dhe xhinse me këmisha.
Edhe këtë sezon, i pamë të dominonin pasarelat e vjeshtës, por inspirimi më i bukur vjen nga stili i përditshëm i ikonave të modës dhe pamjet spontane në Instagram.
Më poshtë kemi përzgjedhur të preferuarat tona për këtë sezon.