
Një vajzë në TikTok, e quajtur Bella, është bërë virale për kujdesin e tepruar për miushin që duket se u rehatua në shtëpinë e saj.
Bella, e njohur në TikTok si @jorgeregula222, vendosi se mënyra më e mirë për ta bërë mikun e saj të ri të ndihej si në shtëpinë e tij ishte duke ofruar ushqim gourmet dhe shërbime të tjera. Videot e saj kanë arritur miliona shikime.


Për t'u siguruar që gjithçka shkoi sipas planit, ajo instaloi kamera për të vëzhguar mysafirin e shtëpisë. Ajo e trajtoi miushin me një sërë ushqime të përzgjedhura, si djathëra të ndryshëm, arra e mjaltë.


Madje i vendosi edhe një emër – Honey (mjaltë) – sepse duket se e preferoi më shumë. Por, nuk përfundon këtu: Ajo organizoi edhe një shtëpizë të vockël.

Mesa duket, nuk është vetëm Hirushja ajo që kujdeset për minjtë! Bravo, Bella! Vetëm ki parasysh që mund t’i duash kafshët edhe pa rrezikuar veten (minjtë mund të përhapin baktere, viruse dhe infeksione) ose shtëpinë (dëmtojnë instalimet elektrike, rrjedhën e gazit etj). Por, ti e di vetë.
@jorgeregula222 he kept eating our food so we decided to do him one better #cheeseboard #mouse #hiddencamera #ifyougiveamouseacookie ? Le Festin (From "Ratatouille") - Movie Sounds Unlimited
I urojmë Bella-s dhe Honey-t gjithë të mirat!
