
Në Tiranën e bareve dhe turmës që nxiton pa ndalim, diku mes rrjedhës së përditshmërisë, zuri vend një ide aspak e zakonshme. Bota artistike e kryeqytetit u përshkua nga një gamë idesh dhe vizionesh humane: Të vësh të bukurën në shërbim të jetës!
Paraditen e së shtunës, shkolla e modës, artit dhe dizajnit ~ TIER ~ solli një sfilatë avant garde, konceptuar nga vajzat (studentet) e Tier Classes, për një kauzë të ndjerë.

Shitja e koleksionit Tier Classes, i dominuar nga bardhësia e veshjeve, porsi qëllimi i këtij projekti, do mundësojë katër bursa për të rinjtë jetimë të fshatit SOS.
Krijime nga më origjinalet përqafuan eventin në fjalë, nisur nga truporet klasike

te copat e derdhura

lulet- aksesor

apo ekstravaganca dhe transparenca femërore

Nuk mungoi as prania e trendeve më të fundit; e verdha shpërthyese

shkëlqimi metalik

si dhe pak rozë "neon"

Koleksioni Tier Classes bëri bashkë admirues të modës, figura publike, gra me influencë në botën e fashion- it si dhe vetë të rinjtë e fshatit SOS. Tërësisht një risi përsa i përket gërshetimit të abstraksionit krijues me realitetin njerëzor, sfilata qe padiskutim diçka revolucionare për jetën e modës në Tiranë!



