
A$AP Rocky bëri një koment në koncert dhe fansat u shqetësuan menjëherë për Rihanna-n. Edhe pse çifti vazhdon të jetë një nga dyshet më të dashura të showbiz-it, një batutë e reperit ka mjaftuar që rrjeti të nisë sërish spekulimet për raportin e tyre.
Gjatë koncertit të turneut Don't Be Dumb në Phoenix, A$AP Rocky iu drejtua publikut me një koment që u interpretua si flirtues.
"Falënderoj Zotin që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse po të ishit të bukura, do t'ju kisha bërë lëmsh", tha reperi, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.
Edhe pse shumë e morën si shaka, fansat e Rihanna-s nuk e pritën mirë deklaratën. Nën videot e shpërndara në TikTok nuk munguan komentet si:
"E di që po ia shton stresin Rihanna-s" apo "Kjo është mungesë respekti." Madje, dikush ironizoi duke shkruar se, "po të ishte Rihanna, do të bënte menjëherë një këngë me Drake".
Komenti i Rocky-t vjen vetëm pak javë pasi në rrjet qarkulluan teori për një krizë mes tij dhe Rihanna-s, pas disa videove nga Met Gala, ku të dy u panë në momente që u interpretuan si të tensionuara.
? Rihanna and A$AP Rocky appear exhausted after a long Met Gala night. pic.twitter.com/9bDIbo6thC
— TMZ (@TMZ) May 5, 2026
Megjithatë, një burim pranë çiftit i tha më herët TMZ se nuk bëhej fjalë për një debat, por thjesht për lodhjen pas një dite të gjatë.
"Ishin të rraskapitur. Janë shumë të lumtur bashkë dhe njerëzit po i japin më shumë rëndësi sesa duhet një momenti të izoluar", tha burimi.
Pak ditë më vonë, Rihanna duket se i hodhi poshtë zërat në mënyrën e saj, duke publikuar një video me momentet më të bukura nga nata e Met Gala.
Deri tani, as Rihanna dhe as A$AP Rocky nuk kanë reaguar për komentin e bërë në koncert. Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa fansat vazhdojnë të analizojnë çdo deklaratë dhe çdo paraqitje publike të çiftit.



