Në fund të vitit 2019, disa postime në Twitter dhe Instagram, shkruanin se diçka po ndodhte në Kinë me besimtarët e fesë islame.
“Tani, më shumë se 3 milionë myslimanë janë vendosur në kampe përqëndrimi në Xinjiang, Kinë. Qeveria po sulmon besimtarët e fesë islame me tortura, pa iu dhënë të drejta të praktikojnë fenë e tyre dhe duke iu bërë lavazh truri, për të lënë fenë, që të jene “qytetarë normalë”.
What is happening in China (a thread) pic.twitter.com/pC9Rg1eoz0
— Astagfirollah (@astagfirollah) December 8, 2019
Më pas, postimi vazhdon:
“Burrat po shkojnë në kampe përqëndrimi, fëmijët në jetimore dhe gratë po martohen pa dëshirën e tyre me burra të tjerë kinezë. Në kampet e përqëndrimit ata po detyrohen të konsumojnë mish derri dhe të pinë alkool, gjëra që feja e tyre nuk ua lejon.”
Shkrimi thotë se shumë prej tyre po marrin pilula dhe injeksione dhe se janë pjesë e një eksperimenti mjekësor.
"10-30% e myslimanëve Uyghur janë në kampe, por edhe ata që janë jashtë janë në kushte të këqija jetese. Jashtë kampeve iu kanë instaluar aplikacione spiunimi në telefonin e tyre, dhe grave myslimane nuk ju lejohet të mbajnë perçe.”
Së fundmi lajmi është bërë viral nga TikTok dhe qeveria kineze, si dhe vetë platforma e TikTok kanë reaguar.
Postimi i mëposhtëm nis si një video për këshilla bukurie, por në vend të tyre, vajza flet për kampet e përqendrimit në Kinë. Feroza Aziz thotë se e ka bërë këtë, që TikTok mos t’ja censurojë videon:
@ferozaaziz Why won’t anyone talk about this??? ##fyp ##foryoupage ##foryou ##4u ##muslim
♬ original sound - getmefamouspartthree
Platforma e kundërshton kategorikisht këtë:
“TikTok nuk moderon përmbajtje për shkak të videove me ndjeshmëri politike, tha një zëdhënës për BBC News.
Sidoqoftë, TikTok ka mbyllur një nga llogaritë e mëparshme të Aziz, pas postimit të disa videove me përmbajtjet lidhur me terrorizmin.
Videoja e 17-vjeçares Aziz, u postua në të njëjtën javë që BBC Panorama zbuloi disa dokumente që tregonin të detajuara masat e përdorura për “lavazh truri” të qindra myslimanëve në zonën perëndimore të Xinjiang.
Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i ka hedhur poshtë këto dokumente si “fake news”:
“Po ju them se dokumentet ose ato që quani ju dokumente janë një trillim i pastër. Mos i dëgjoni lajmet e rreme.”, ka mbyllur replikën Ambasadori me gazetarin e BBC.