Fashion & Beauty

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Dyqanet dhe kompanitë e produkteve të bukurisë dinë ta shesin mallin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është arsyeja pse edhe ne na duket aq e lehtë të shpenzojmë pjesën më të madhe të rrogës në produkte bukurie të cilat në fund të ditës nuk  rezultojnë asgjë tjetër veçse humbje parash. Kjo është një listë e mirëfilltë e atyre produkteve të bukurisë të cilat përveçse ju zbrazin ju xhepat nuk bëjnë asgjë tjetër.

Paletat e toneve të syve

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Ju e dini fare mirë se në një paletë të stërmadhe me tone sysh ju do të përdorni vetëm ato nuanca të cilat juve ju pëlqejnë dhe ju shkojnë. Atëherë përse të shpenzoni në paleta me 30 ngjyra kur mund të merrni paletën me ngjyrat bazike që ju nevojiten?

Shampot për të gjithë llojet e flokëve

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Këto lloj shamposh janë një mashtrim i madh. Nuk mund të ketë një formulë të caktuar shampoje e cila funksioon njëlloj tek të gjithë llojet e flokëve. Kështu që në vend që të shpenzoni para për shampo dhe produkte të tjera të cilat mbajnë në etiketën e tyre fjalët “për të gjithë llojet e flokëve” investoni tek një shampo e mirë për një lloj specifik floku.

Seti i furçave të make- up

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Edhe tek furçat vlen i njejti parim si tek tonet e syve. Kur e dini që do të përdorni vetëm 3-4 lloje furçash nuk keni pse të blini me domosdoshmëri një set të tërë.

Scrub-i i trupit

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Qëllimi i përdorimit të scrub-it është vetëm një, ta pastrojë dhe ta bëjë lëkurën të duket e lëmuar. Në vend që të blini një scrub të paketuar i cili do t’ju kushtojë para gjeni një recetë në internet dhe realizojeni vetë nga shtëpia. Është aq e thjeshtë!

Kremi antirrudhë

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Përdorimi i kremit antirrudhë ka si qëllim mbushjen e rrudhave. Në vend që të harxhoni para në kremra të tillë të cilën janë edhe të shtrenjtë takoni një specialist dhe nëse e keni të nevojshme caktoni një seancë trajtimi e cila ka për të qenë shumë herë më efektive.

Rimel për qerpikët e poshtëm dhe të sipërm

Këto produkte bukurie po ju ‘vjedhin’ paratë

Nuk besojmë se keni nevojë t’jua shpjegojmë se ky është një rreng për t’ju zhvatur para.

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.