Metropolitan

Këto këngë popullore shqiptare janë më erotike se ç’e mendoni!

Këto këngë popullore shqiptare janë më erotike se

Këngët dhe vjershat e vjetra mbajnë shumë më shumë motive erotike se ç’mund t’ju shkojë ndërmend. Këto krijime kanë kaluar brez pas brezi duke ndryshuar në disa pjesë të tyre, megjithatë e ruajnë kuptimin thelbësor.

Duke qenë se në kohërat e hershme seksualiteti nuk shprehej hapur (edhe pse ka vjersha dhe këngë me vargje të pastra erotike), shumica e këngëve popullore shqiptare përmbajnë plot metafora, krahasime dhe alegori që “maskojnë” kuptimin erotik të tyre.

Një prej simboleve më të përhapura është “burimi”, ku vashat shkonin mbushnin ujë dhe trimat i shikonin nga larg. Por përveç kuptimit të parë, përdoret edhe me nënkuptimin erotik të ujit.

Dhe ka shumë këngë të tilla; ne kemi zgjedhur disa prej më të njohurave:

“25 gërshetat”

“Oh 25 gërsheta/ t’i numërova pa fjeta”- thotë ai, ndërsa vajza i përgjigjet: “Ti s’mi numërove dot/ more djalë borzilok”. Ai përpiqet të tregojë se është “burrë” por ajo nuk ia përkëdhel aspak egon. Megjithatë, ai në fund ia kthen: “Oh, t’i numërova kur flije/ buzëkuqe karafile”.

“As e vogël, as e madhe”

Në këtë këngë popullore shqiptare përdoret simboli i mollëve, që në folklorin shqiptar nënkupton shpesh gjinjtë e gruas: “Seç më the më porosite/ me dy mollë më gostite”, dhe “llokumja”: “Sa të desha, sa të prita/ me llokume të gostita”.

“A kanë ujë ato burime”

Tek kjo këngë ndoshta erotizmi është më i thjeshtë për t’u kuptuar, sepse i këndohet “burimeve që nxjerrin ujë”. Mendojeni pak: për çfarë mund ta ketë fjalën?

“A kan’ ujë ato burime?/ Ti moj buzëkarajfilja ime?”

“Do marr çiften”

Kënga e famshme njihet si këngë për gjahtarët, por në fakt duket qartë se kur thotë “do dal për gjah” e ka fjalën që do dal të gjuajë vajzat, sepse e thotë edhe vetë: “Do marr çiften do dal për gjah/ jaman shoko jaman aman/ e çiftenë me gjithë zagar”. Dhe nuk i shkon rruga dëm: “E pashë dy more të bukura/ E cila të pëlqen more djal’?/ E ajo mes more këputura”.

“Nëmë ujë se plasa”

Këtu duket sikur ai i propozon të kryejnë marrëdhënie, por ajo ia bën të qartë se nuk ka para martese:

“Nëmë ujë se plasa, thëllënxë e Beratit/ Pe me se ta jap, pëllumb i Tomorrit/ Po me dorën tënde, thëllënx e Beratit/ Dorën e kam zënë, Pëllumb i Tomorit/ Po me se e ke zënë, thëllënx e Beratit?/ Me unazën tënde, Pëllumb i Tomorit”

“Çikë e bukur nga Tropoja”

Edhe në këtë këngë, teksti i të cilës u shkrua nga poeti Hamit Aliaj, uji përdoret me kuptim seksual: “O çik’ e bukur nga Tropoja/ Kur të shikoj ty me u plak’ harrova/ O unë shum’ gjat’ të kam lyp ty/ O n’grushta tu veç uj’ me pi o uj’ me pi”. Dhe në fund thotë: “O më ka marr etja jam i ri”, që nënkupton se është në moshën kur ka më shumë dëshira seksuale.

“Topolakja”

Këtu beqari i thotë vajzës “mos bëj sikur nuk do” dhe i kërkon që ajo “ta ndezë zjarrin vetë”.

“Mori kumblla gjith lezet, në çfarë bahçe të kon gjet” dhe pastaj “Ndize goce zjarrmin në oxhaqe vet/ mos e luj beqarin, jepi muhabet”. Mirëpo ka frikë se mos vajza është e zënë: “Goce fjalës mos m’i luj, po e lujte mos ma thuj/ ruhu nga zoti e zoti na rujt, mos ke ra në bahçe t’ huj”

Genta Hodo
Gazetare

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉