Fashion & Beauty

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e “Geraldina Sposa”

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

Sfilata e “Geraldina Sposa” prej vitesh është kthyer në një nga eventet më të famshme të kryeqytetit dhe në një nga grumbullimet më të mëdha të të gjitha vajzave e grave të njohura e fashionista në kryeqytet. Falë vëmendjes së madhe që ky event merr, të gjithë të pranishmit e marrin seriozisht pamjen e tyre, ashtu siç marrin qëndrimin përpara kamerave, ku për disa minuta ,të njohur e të panjohur ndihen të famshëm.

Anabel.al u hodhi një vështrim veshjeve të këtij viti dhe le të themi që midis veshjeve normale (sa për të bërë qoken), fustaneve ceremoniale (e kam marrë me qera tek Geraldina) apo kombinimeve ekstravagante (Ishalla marr likes për instagram), përzgjodhi 11 të cilat nuk ngjanin aspak me njëra-tjetrën në stil, por në total, përfaqësonin atë që duhet të ketë moda: Identitet, stil dhe kujdes ndaj detajit.

1. Armina Mevlani, armën e saj më të fortë ka natyralitetin dhe format trupore, ndaj një fustan i “Dolce & Gabbana” duket sikur është qepur enkas për pamjen e saj mesdhetare. Kombinimi i këpucëve dhe çantës në ngjyrë të njëjtë me fustanin ishte një zgjedhje perfekte. Flokët e krehura pak rrëmujshëm, ulnin pak tonet e dizenjos me lule të mëdha të fustanit, duke e mbajtur gjithë pamjen brenda kufijve të elegancës.

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

2. Sipërmarrësja Monika Dajçi mund të mos jetë një figurë publike, por ata që janë rritur në kryeqytet, e njohin gjithmonë si një nga vajzat më të bukura të qytetit dhe njëkohësisht një ndër më elegantet. Look-u i saj minimalist është i paimitueshëm dhe kombinuar me një grim të lehtë e flokë të rregulluara vetë, i japin Monikës një ajër perëndimor, ku “Less is more!”

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

3. Drejtoresha e marketingut në Vizion Plus, Jerina Lalaj, të kujton Sharon Stone sa herë e sheh dhe në këtë mbrëmje ajo shkëlqen me një kombinim që përzien stilin vajzëror romantik (fundi i tylit bojëqiell) me seksualitetin e kanatieres së zezë me dandellë të Carolina Herrera në pjesën e sipërme. Një rrip lëkure në mes, ishte goditja e duhur për t’i dhënë të gjithë veshjes një pamje më rock. Në total një veshje që personifikon më së miri Jerinën: Sensual and Fierce!

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

4. Në pamje të parë nuk je e sigurt nëse të pëlqen apo nëse të shqetëson ky look i prezantueses së INTV, Sara Kolami. Fustani lejla e hapur kombinuar me të njëjtin buzëkuq dhe kapele duket si një zgjedhje e guximshme e vajzave të fundshekullit të 19-të, por ajo çfarë na pëlqen ne është se Sara guxon dhe e mban kaq bukur në mes të shekullit të 21-të. Prezantuesja po identifikohet gjithmonë e më shumë për zgjedhjet e saj të guximshme në modë dhe nëse ka sigurinë e duhur për t’i prezantuar ato sa më mirë, ne e përgëzojmë!

 Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

5. Ersi Ngjela na mahnit gjithmonë me zgjedhjet e saj në modë. Ajo ka aftësinë të kombinojë modën e fundit me stilin ‘vintage’ duke krijuar një pamje sa të këndshme aq edhe teatrale, pa u dukur e çuditshme. Por këtë rradhë, pasardhësja e një mbiemri të njohur në biznes, ka zgjedhur të rrijë tek trendet e fundit, duke i përfaqësuar ato më së miri. Një fustan festiv nga Elisabetta Franchi të tërheq vëmendjen mjaftueshëm, sa Ersi të ulë tonet me një palë Louboutin nude. Big Up për flokët e kuqe!

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

6. Edhe pse nuk është figurë publike, Erisa, vajza e ish-dekanit të fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi, po josh nga dita në ditë ndjekës në instagramin e saj falë kombinimeve me trendet e fundit dhe një koleksioni të jashtëzakonshëm çantash nga markat e luksit. E prirur drejt një stili Kardashian, Erisa Kaçupi fiton pikë me të gjithë pamjen e saj dhe aftësinë për të kombinuar një fustan që godet prej së largu, si ky i Balmain, me një krehje të thjeshtë flokësh dhe sandale.

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e 

7. Nëse dizajnerja e famshme japoneze Yohji Yamamoto do të kishte njohur Irma Libohovën, patjetër do ta kishte klienten e saj më të mirë. Irma ka një stil të vetin të pagabueshëm që nis që nga prerja shkurt e flokëve dhe ngjyrat e forta e vijon me kombinime shpesh extra-large, por që rrinë aq bukur në trupin e saj petite. Edhe ky look bardhë e zi asimetrik është një tjetër “GOL!” i Irmës në stil!

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

8. Për pak e ngatërruam sipërmarrësen Entela Bedaj me Rooney Mara, sepse ka pamjen e një aktoreje nga Hollivudi i ri. Fustani i saj minimalist është një nga më të vështirët për t’u veshur pasi kërkon ….epo…kërkon trup të imët e të palestruar si të saj.  Mësuam që Entela sapo ka sjellë në jetë një fëmijë dhe si të mos mjaftonte pamja, trupi i saj i tonifikuar na bën akoma më keq! E ftuara e Geraldina Sposa, ka ndenjur brenda kufijve të minimales në veshje, flokë dhe grim, por ka guxuar me sandalet dhe çantën. Një kombinim që jo shumë vetë e bëjnë kaq mirë, kështu që Bravo! (Dhe duam recetën e dietës!)

 Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e

9. Erisa Male, e njohur në Tiranë si një prej administratoreve të Plaza Hotel dhe palestrës “Nobis”, ka qëndruar në linjën chique- androgjen me këtë kombinim që e dashurojmë. E bardha është gjithmonë fituese dhe e kombinuar me këpucë dhe çantë e argjendtë, i jep tonin e duhur për një veshje mbrëmjeje.

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e 

10. Linda Guri, një prej artisteve të make-up-it më të njohura në kreyqytet, bën art jo vetëm me grimin në “Make-Up Forever”, por edhe me veshjen. Linda gjithmonë bie në sy për zgjedhjet e saj dhe është nga të paktat që e bën ngjyrën e zezë të marrë jetë. Një pamje “goth” me një fustan të zi dhe vathë extra-large, kombinuar me një grim të rënduar tek sytë, e bëjnë Lindën të duket si një Juliette Binoche e re.

Këto janë 10 të veshurat më bukur në eventin e 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?