Metropolitan

Këngëtari i ‘3 Doors Down’ njofton se është diagnostikuar me kancer në fazën 4

Këngëtari i ‘3 Doors Down’ njofton se është

Brad Arnold, vokalisti i grupit “3 Doors Down” njoftoi se turneu veror do të anulohet sepse ai është diagnostikuar me kancer në veshkë në fazën 4 që i është përhapur në mushkëri.

46-vjeçari e dha lajmin përmes një videoje për fansat e tij të mërkurën, duke u thënë atyre se diagnoza "nuk ishte shumë e mirë", por falë besimit në Zot, ai "nuk ka frikë”.

Në mbishkrim, Brad shkroi se hiti i vitit 2008 i grupit "It's not my time" është bërë një himn personal në këtë betejë. Kënga flet për forcën, vendosmërinë dhe refuzimin për t'u dorëzuar përballë vështirësive dhe është frymëzuese për shumë njerëz që përballen me sfida të mëdha në jetë.

“3 Doors Down” u formua si grup në vitin 1996 dhe u bë i famshëm në vitin 2000 me albumin “The better life”, që përmbante hitin “Kryptonite”. Anëtarët e grupit kanë ndryshuar herë pas herë dhe aktualisht janë Arnold, kitaristi dhe vokalisti mbështetës Chris Henderson, kitaristi Chet Roberts, bateristi Greg Upchurch dhe basisti Justin Biltonen.

 

REELS

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.