Nora Istrefi sapo ka publikuar këngën e saj të re me titull “Sa t’kam dasht”, por refreni i saj, shumëkujt mund t’i ketë tingëlluar i dëgjuar edhe më parë. Dhe veshët nuk ju kanë gabuar pasi në të vërtetë, refreni i këngës së re të Norës, në fakt është pothuajse identik me atë të këngës së Brunos (kliko këtu), me titull “A bon me dit” traileri i videoklipit të së cilës është publikuar nga këngëtari pak kohë më parë.
Por sipas Intv.al, në fakt nuk bëhet fjalë as për kopjim e as për vjedhje, por për një marrëveshje mes palëve. Sipas website-it, kënga i është shitur në mënyrë të rregullt Nora Istrefit nga krijuesit e saj, Nurteel dhe Granit Gashi, duke qenë se kënga e Brunos mesa duket nuk do ta shohë dot dritën e publikimit. Arsyet për mospublikimin e këngës së artistit të ri ende nuk janë bërë të ditura.