Videoja e fundit, e publikuar nga gazetarja Beti Njuma, është provë e pastër e shprehjes së famshme "show must go on"- "shfaqja duhet të vazhdojë", për më tepër kur profesioni yt përkon me televizionin dhe publikun!
Pak ditë më parë, Njuma krisi këmbën teksa ngjitej drejt Malit të Çikës dhe për 6 javë me radhë do t'i duhet të ecë me vështirësi.
Pavarësisht kësaj duket se gazetarja i është kthyer punës në Ora News."Show must go on"- shkruan Beti në videon e postuar në llogarinë e Instagram-it, teksa futet me këmbën e fashuar dhe me paterica në studio, ku sigurisht, përpiqet të mos reflektojë asgjë sapo kamerat ndizen!