Keanu Reeves, i njohur ndryshe edhe si “dashuria e internetit”, nuk ngurron së surprizuari. Keanu shërbeu i frymëzim në industrinë e bukurinë, gjë që solli krijimin e një prej produkteve më të njohur në Hollywood për kujdesin e lëkurës.
Sipas InStyle, në një darkë të zhvilluar 10 vite më parë, thuhet se Reeves shprehu një farë zhgënjimi për faktin se nuk ishte në gjendje që të dukej më i ri në moshë dhe i gatshëm për të dalë në kamera brenda një kohe të shkurtër. Glenn dhe Shannon Dellimore, organizatorët e darkës dhe themelues më vonë të markës Glamglow, dëgjuan ankesën e ti dhe vendosën të krijonin YouthMud.
YouthMud shërben si maskë dhe eksfoliues në të njëjtën kohë dhe është një nga produktet e preferuar të Kate Hudson, Chrissy Teigen, Miley Cyrus dhe January Jones. Fillimisht u prodhua për t’u përdorur vetëm nga yjet në prapraskenë, ndërsa më pas doli në shitje për publikun e gjerë, e gjitha falë Keanu.