
Pardesyja është një klasike e përjetshme dhe një nga pjesët më të dashura të garderobës, e cila ka qëndruar për më shumë se një shekull dhe këtë 2025-ë po rikthehet fuqishëm si trend kryesor i vjeshtës.
Nga siluetat e pastra, klasike dhe të sofistikuara, te versionet më moderne, vajzat “It” të modës e kanë përqafuar këtë trend gjatë pranverës dhe këtë stinë pritet të jetë e pranishme kudo, në rrugë, në evente, madje edhe në pamjet më casual të qytetit.
Frymëzimi mund të vijë nga pardesyja klasike e Katie Holmes, që sjell një elegancë të qetë dhe të përjetshme; stili i freskët dhe modern i Kendall Jenner, që i jep një nuancë fantastike dhe të guximshme çdo look-u; apo zgjedhja e lehtë dhe elegante e Jennifer Lawrence, që kombinon prakticitetin me një sofistikim të padiskutueshëm.
Një pardesy e mirë jo vetëm që mbron nga freskia e vjeshtës, por shndërrohet në një element kyç që definon tërë veshjen dhe i jep pamjes një karakter unik.
Për këtë arsye, ky trend rikthehet fuqishëm këtë stinë, duke ofruar mundësi për çdo shije dhe buxhet: nga versionet më të përballueshme që mund t’i gjesh në dyqane online, te markat që bëjnë diferencën me detajet e tyre të sofistikuara, rripat ose ngjyrat e guximshme.
Për të qëndruar chic dhe ngrohtë këtë vjeshtë, një pardesy e zgjedhur me kujdes është një investim i domosdoshëm për çdo garderobë.