
Prej orës 18:00 deri në 21:00, protestues të shumtë u mblodhën për të dytën herë në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit, të revoltuar pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Që prej fillimit, protesta nisi e tensionuar,me protestues që godisnin me gurë ndaj institucioneve, që thyenin stola, kazanët e plehrave, semaforët apo shtyllat e ndriçimit. Përveç kësaj, nuk mungoi as përballja me efektivët e policisë dhe dhuna e ushtruar prej të dyja palëve.

Turmës së revoltuar, autoritetet ju përgjigjën duke përdorur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me autobotet me ujë, gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome. Sipas Euroneës, deri më tani janë kryer dhjetra arrestime, teksa raportohen edhe të lënduar.


Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se janë lënduar 7 persona, 5 prej të cilëve janë policë.


Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.
- Sandër Lleshaj flet pas dorëheqjes: 'Vendimi im vjen si njeri dhe si prind'
- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paraqet dorëheqjen
- Kryeministri Rama për vdekjen e 25-vjeçarit: 'Ndjesa i takon shtetit'
- Detaje për ngjarjen e rëndë: Ekspertiza paraprake, gjendja e të lënduarve & pamjet e post-protestës
Burimi: Euronews, Abc News