Fashion & Beauty

'Kafshët nuk janë aksesorë': Fushata e re e Gucci-it kritikohet ashpër

'Kafshët nuk janë aksesorë': Fushata e re e Gucci-it

Gucci është kritikuar ashpër në rrjete sociale pas publikimit të fushatës së re, në qendër të së cilës ishte Viti i Ri kinez, që në 2022-shin përkon me "Vitin e tigrit". 

Në prezantimin e fushatës kishte tigra të vërtetë dhe kjo revoltoi njerëzit të cilët kritikuan markën për shembullin "e keq" që dhanë. Koleksioni i ri u prezantua nën emrin "GucciTiger" në të cilën kraha veshjeve dhe aksesorëve për burra dhe gra u përfshi tigri dhe macet e egra që qëndronin pranë modelëve. 

Pavarësisht se në përshkrimin e fotove Gucci theksoi se "natyra dhe jeta e egër janë veçanërisht shumë të rëndësishme për markën", nuk i shpëtuan kritikave në qendër të së cilave thuhej se kafshët nuk janë aksesorë zbukurimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gucci Official (@gucci)

"Nuk është mirë t'i përfshini kafshët e egra në marketing. Boll i përdorët për reklama."- thuhej në shumicën e komenteve. 

Si përgjigje, marka e famshme italiane tha se kafshët nuk ishin pjesë e setit fotografik dhe se janë fotografuar në mjedise të ndara nga modelët pa u lënduar apo pa i nxjerrë nga zona e tyre e sigurisë. 

As argumenti se filmimet janë bërë në mjedise të ndara nuk i bindi njerëzit dhe as organizatat që janë në mbrojtje të kafshëve. 

'Kafshët nuk janë aksesorë': Fushata e re e Gucci-it

"I kërkojmë Gucci-t të ndalojë së robëruari kafshët e egra nëpër fushatat e tyre. Tigrat i përkasin botës së tyre të egër. Viti i Tigrit duhet të rrisë ndërgjegjësimin që këto kafshë kaq të mrekullueshme të mbrohen dhe respektohen edhe më shumë."- u shprehën përfaqësues të World Animal Protection (WAP).

Burimi: The Independent

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

'Animals are not accessories': Gucci's new campaign harshly criticized

'Kafshët nuk janë aksesorë': Fushata e re e Gucci-it

Gucci has been harshly criticized on social media after the announcement of the new campaign, at the center of which was the Chinese New Year, which in 2022 coincides with the "Year of the Tiger". 

There were real tigers in the campaign presentation and this revolted the people who criticized the brand for the “bad” example they set. The new collection was introduced under the name "GucciTiger" in which in addition to clothing and accessories for men and women included the tiger and wild cats that stood next to the models. 

Although in describing the photos Gucci stressed that "nature and wildlife are particularly important to the brand", they did not escape criticism at the center of which it was said that animals are not decorative accessories.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gucci Official (@gucci)

"It's not good to include wildlife in marketing. You used a lot of them for advertising," most comments said. 

In response, the famous Italian brand said that the animals were not part of the photo set and that they were photographed in environments separated from the models without being injured or taken out of their safety zone. 

Neither the argument that the footage was taken in separate environments convinced the people nor the animal protection organizations. 

'Kafshët nuk janë aksesorë': Fushata e re e Gucci-it

"We urge Gucci to stop capturing wildlife through their campaigns. Tigers belong to their wildlife. The Year of the Tiger should raise awareness that these wonderful animals are being protected and respected even more." expressed representatives of World Animal Protection (WAP).

Source: The Independent