Justin Bieber dhe Selena Gomez mund të jenë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Raportohet se çifti darkoi në një prej restoranteve të Los Angeles. Të pranishmit në restorant thanë se i panë këngëtarët të kapur për dore. Sipas burimeve, ata madje edhe u larguan me të njejtën makinë dhe hynë së bashku në hotelin ku po qëndronte Gomez.
Lajmi vjen pak ditë pasi Selena postoi një foto me bikini në Instagram dhe Justin iu përgjigj me një foto shirtless.
Në në prej festave të Golden Globes Selena u shfaq me DJ-in Zedd. Justin thuhej se ishte në një lidhje me Hailey Baldwin. Por, duket se Justin është rikthyer tek Selena.
Burimi: Celebuzz
#showbiz