
Me rastin e ditëlindjes së të atit, Julian Deda vendosi ta uronte aktorin e madh të humorit, Zef Dedën përmes një dedikimi shumë të ndjerë në Instagram.
Nën një foto të tijën dhe Zefit, Juli shkruan:
“Se Babushi ka ditëlindjen. E çuditshme, sa shpejt vijnë ditëlindjet e prindërve. Megjithatë, edhe pse kalendari vazhdon punën e tij, ky Bosi këtu ka zgjedhur krejt tjetër rrugë. Ka vendosur të jetë aq sa ndjehet, aq sa transmeton, aq sa shohim ne familja dhe ajo që ne shohim tek ai është vetëm dëshirë për të përhapur mirësi, dashuri dhe energjinë më pozitive të mundshme.”
Urimi mbushur me fjalë frymëzuese dhe plot dashuri vazhdon:
“Kështu qofsh gjithmonë i shtrenjti jonë, ne të duam shumë si shembulli i një Babi të suksesshëm në të gjitha drejtimet. Të du fort. P.s: E çfarë do më shumë një djalë si unë, përveç se një Baba si ti, që akoma vdes për Mamin tim...?!?”
Çfarë do më shumë një prind, do thonim ne, se këto fjalë të ngrohta dhe vlerësuese nga i biri.