Relationships

Jo vetëm ju bezdisin: Kjo kategori njerëzish po dëmtojnë shëndetin tuaj mendor dhe fizik

6bc4cab844601a3235effad84d4d9bee.webp

Të gjithë kanë në jetën e tyre të paktën një person që ua bën gjithçka më të vështirë. Mund të jetë një koleg toksik, një i afërm kritik, një shok dhome problematik apo dikush që gjithmonë sjell stres në çdo ndërveprim. Dhe sipas studimeve të fundit, ndikimi i këtyre njerëzve mund të jetë më i madh nga sa mendohej.

Një artikull i publikuar nga The Atlantic i quan këta persona “ngacmues”, pra individë që janë vazhdimisht të vështirë, kritikë ose emocionalisht rraskapitës për të tjerët. Sipas sociologes Shira Offer, për shumë vite kërkimet janë përqendruar te përfitimet e marrëdhënieve sociale, ndërsa vetëm së fundmi po studiohen seriozisht pasojat e marrëdhënieve negative.

f7747ffccaf513147070311d44b40855 (1).jpg

Një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences analizoi të dhënat e mijëra njerëzve dhe zbuloi se rreth një e treta e tyre kishin të paktën një person në jetën e tyre që ua vështirësonte vazhdimisht përditshmërinë. Gratë rezultuan më të prira sesa burrat të raportojnë praninë e këtyre personave në jetën e tyre.

Por pse nuk largohen prej tyre? Përgjigjja është më e ndërlikuar nga sa duket. Shpesh nuk bëhet fjalë për miq që mund të shmangen lehtësisht, por për njerëz me të cilët ekziston një lidhje e detyrueshme, si familjarët, kolegët apo bashkëjetuesit. Sipas sociologes Brea Perry, marrëdhëniet familjare janë veçanërisht të vështira për t’u ndërprerë, sepse shoqërohen me ndjenja detyrimi dhe përgjegjësie.

Ekspertët shpjegojnë se një person i tillë mund të jetë ai që kritikon vazhdimisht, nuk ofron mbështetje kur nevojitet, vendos kushte për ndihmën që jep ose krijon ndjenja faji dhe presioni. Edhe sjellje që duken të vogla në pamje të parë mund të sjellin stres me kalimin e kohës.

909412443737e02e697f015597bd7456 (1).jpg

Pasojat nuk kufizohen vetëm te humori apo mirëqenia emocionale. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që detyrohen të mbajnë marrëdhënie të vazhdueshme me persona të tillë kanë nivele më të larta ankthi dhe depresioni, si dhe probleme më të shumta me shëndetin fizik.

Madje, një nga gjetjet më befasuese të studimit lidhet me plakjen biologjike. Analizat e ADN-së sugjerojnë se ekspozimi ndaj këtyre marrëdhënieve stresuese mund të përshpejtojë procesin e plakjes me rreth nëntë muaj për secilin person problematik në jetën e dikujt.

928798221d3ac8ce6b789ed247be4756.jpg

Shpjegimi lidhet me hormonet e stresit. Kur organizmi qëndron për periudha të gjata nën presion emocional, rritet inflamacioni, dobësohet sistemi imunitar dhe shtohen rreziqet për probleme të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se marrëdhëniet njerëzore nuk janë kurrë bardh e zi. Një person që shpesh bezdis ose krijon tension mund të jetë gjithashtu ai që ofron ndihmë në momentet më të vështira. Një prind kritik, për shembull, mund të jetë po ai që kujdeset pa kushte kur lind nevoja.

ede383ea1fbf76772d14bc16eb17fa3a.jpg

Për këtë arsye, studiuesit kujtojnë se sfida nuk është gjithmonë t’i largojmë këta njerëz nga jeta jonë, por të vendosim kufij më të shëndetshëm. Sepse, në fund të fundit, marrëdhëniet e vështira mund të jenë rraskapitëse, por izolimi i plotë mund të jetë edhe më i dëmshëm.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.