
Ish-modelja e Playboy, Zoe Gregory shprehet se një herë ‘është argëtuar’ me Justin Timberlake, ndërkohë që ai ishte ende i lidhur me Cameron Diaz. Ish-modelja, tani 49 vjeç, tha për Daily Mail se ajo e takoi Justin, tanimë 43 vjeç, në një festë në rezidencën Playboy.
Ajo tha se bëri lëvizjen e para dhe ndonëse Timberlake e refuzoi, pasi Zoe i tha se ylli i “Charlie’s Angels” nuk ishte në atë moment me të, ai “u dorëzua”.
“Ai nuk donte të dukej si një person pa kurajo. Ne shkuam në një vend më intim, hoqëm veshjet, deri te mbathjet e tij dhe u argëtuam”, duke shtuar se nuk bënë seks, por u puthën.

Kjo s’është hera e parë që një tradhti e Justin del në dritë. Më parë, edhe Britney Spears, në librin e saj me kujtime, “The Woman in Me”, duke u shprehur se ai e ka tradhtuar me një tjetër person të famshëm, por nuk donte ta tregonte emrin e vajzës, pasi ka familjen e saj.

Gregory më parë ka ekspozuar edhe ish-të fejuarin e Jennifer Lopez, Alex Rodriguez. Në vitin 2019, ajo tha se Alex, disa javë se t’i propozonte J.Lo, i shkruante mesazhe seksi.
“Ai po sillej si një njeri i ndyrë. Dukej si një njeri që vetëm të shkruante i eksituar. Ai e bëri këtë derisa i propozoi asaj (Jennifer) dhe kjo s’është e drejtë.
Artikuj të sugjeruar: