Showbiz

Jennifer Lopez zbulon momentin që e ndihmoi të shërohej pas divorcit nga Ben Affleck

9571e51e2fbdaa5318e22491265660d6.jpg

Jennifer Lopez ka ndarë një nga momentet më personale dhe prekëse të jetës së saj, duke treguar se si një film dhe një bisedë me të atin e ndihmuan të përballej me periudhën e vështirë pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck.

E ftuar në podkastin e Brett Goldstein, këngëtarja dhe aktorja rrëfeu se filmi brazilian I'm Still Here pati një ndikim të fortë emocional tek ajo. 

Ajo tregoi se në atë periudhë ishte e sëmurë dhe po kalonte ditët para Krishtlindjeve në shoqërinë e familjes së saj. Ndërsa po përballej me ndarjen nga Affleck dhe mendonte vazhdimisht për fëmijët e saj, vendosi të shikonte filmin së bashku me prindërit dhe të afërmit.

bb010a0a18beaac689739614f1a0f622.jpg

Filmi rrëfen historinë e vërtetë të Eunice Paiva, e luajtur nga Fernanda Torres, e cila luftoi për të zbuluar të vërtetën mbi zhdukjen e bashkëshortit të saj gjatë diktaturës ushtarake në Brazil. Historia e preku aq shumë Jennifer Lopez, sa nuk mundi t’i mbante lotët.

“Po mendoja për fëmijët e mi, për marrëdhënien me babanë tim dhe për shumë gjëra personale”, rrëfeu ajo.

Edhe pse u përpoq të mos e tregonte emocionin e saj, babai i saj e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte.

d388bd71e96caa135f06e02241aa83d8.jpg

Momenti që e preku më shumë, sipas saj erdhi kur i ati iu afrua, i mbajti fytyrën me duar dhe i tha: “Të dua. Gjithmonë të kam dashur.”

Sipas Lopez, ato fjalë shënuan një pikë kthese në jetën e saj.

“Diçka ndryshoi brenda meje në atë moment”, tha ajo.

Artistja shpjegoi se kjo përvojë e ndihmoi të linte pas një kapitull të vështirë të jetës së saj dhe të shëronte plagë emocionale që kishte mbartur prej kohësh.

Sot, Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein shfaqen së bashku në filmin Office Romance, ndërsa rrëfimi i saj ka prekur mijëra fansa, të cilët e kanë përgëzuar për sinqeritetin me të cilën foli për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

REELS

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️