Metropolitan

Jay-Z i bëri“diss”, por çfarë ndodhi vërtet mes tij dhe Robert De Niro-s

Jay-Z-Robert-De-Niro-Split-Far-Out-Magazine.webp

Në botën e repit, konfliktet janë pothuajse pjesë e profesionit. Emra si Drake, Kendrick Lamar, 2Pac dhe Notorious B.I.G. kanë ndërtuar histori të tëra rivalitetesh përmes muzikës. Por pak kush do ta kishte imagjinuar që një nga përplasjet më të çuditshme do të përfshinte Jay-Z dhe aktorin legjendar Robert De Niro.

Gjithçka nisi në vitin 2012, gjatë festës së ditëlindjes së Leonardo DiCaprio-s. Sipas raportimeve të mediave amerikane, De Niro vendosi të përballej me Jay-Z pasi ky i fundit kishte injoruar disa telefonata të tij.

Burime në festë treguan se aktori nuk e fshehu pakënaqësinë. Kur Jay-Z iu afrua për ta përshëndetur, De Niro i kujtoi se e kishte telefonuar disa herë pa marrë asnjë përgjigje.

“Nëse dikush të telefonon gjashtë herë, duhet t’i kthesh telefonatën. Nuk ka rëndësi kush je, është thjesht çështje respekti”, mësohet t’i ketë thënë aktori asokohe.

Edhe pse arsyeja e telefonatave nuk u bë kurrë publike, incidenti krijoi tension mes dy figurave të njohura.

Një vit më vonë, Jay-Z duket se iu referua kësaj situate në këngën “FuckWithMeYouKnowIGotIt”, pjesë e albumit Magna Carta Holy Grail. Në tekst, ai përmend emrin “De Niro” dhe bën referenca ndaj disa filmave të famshëm të aktorit, gjë që shumë fansa e interpretuan si një thumbim të drejtpërdrejtë.

 

Më vonë, gjatë një interviste në emisionin “The Breakfast Club”, Jay-Z komentoi shkurt situatën.

“Unë i trajtoj njerëzit bazuar në atë që janë, jo për shkak të emrit që mbajnë. Nuk ka rëndësi nëse je Robert De Niro apo dikush tjetër, respekti duhet të jetë i ndërsjellë”, tha ai.

Megjithatë, duket se mosmarrëveshja nuk zgjati shumë. Disa vite më vonë, Jay-Z dhe De Niro u fotografuan duke biseduar miqësisht në një gala të organizuar nga amfAR, duke lënë të kuptohet se hatërmbetjet ishin hedhur pas.

Edhe sot mbetet mister se për çfarë e kërkonte De Niro reperin. Disa spekulojnë se mund të ketë qenë një projekt kinematografik ose muzikor, por asnjëri prej tyre nuk e ka zbuluar kurrë të vërtetën.

Ajo që dihet me siguri është se kjo mbetet një nga përplasjet më të pazakonta mes botës së muzikës dhe asaj të kinemasë.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.