Këtu në Anabel Beauty ne punojmë për t’ju ndihmuar ju të arrini një balancë perfekte si në pamjen e jashtme, ashtu edhe në shëndetin e trupit, pasi çdo gjë nis aty. E theksojmë shpesh sa rëndësi ka një rutinë ditore në mirëqenien tuaj, ushqim i mirë, pushim i bollshëm dhe përkujdesje për veten. E nëse në të 20-at ju mund të keni qenë shumë të shkujdesur për të na dëgjuar , kur hyni në të 30-at e shikoni rrudhat e para, ose fijet e zbardhura, atëherë na kushtoni rëndësi.
Përveç gjërave që përmendëm më sipër, trupi juaj ka nevojë dhe për suplemente të cilët nuk mund të merren nëpërmjet ushqimit, apo kremrave. Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë ata që duhet të falenderojmë për lëkurën e freskët dhe rinore, por trupi jonë ndalon së prodhuari me kalimin e moshës, prandaj fillon dhe procesi i plakjes. Kremërat anti-rudhë nuk janë në gjendje të japin vlerat ushqyesve të tyre në shtresat më të thella të lëkurës.
Për këtë ne rekomandojmë pijen e bukurisë me kombinimin efektiv të kolagjenit në dozë të lartë (5000 mg) me acidin hialuronik dhe perberes te tjere si Resveratroli (antioksidant shume i fuqishem me veprim antiplakje), ekstrakt nga Boronica,Vitamina C,Zink dhe Baker. Falë këtij kombinimi ushqimi që përmban Biocollagenina,bartet në qelizat e brendshme të epidermës nëpermjet gjakut.Për me tepër,formula e lëngshme e lejon trupin te marrë nivele më të larta të ushquesve për lëkuren,floket, artikulacionet dhe ligamentet në krahasim me tabletat apo kapsulat.
Biocollagenina është e përshtatshme për këdo që dëshiron të kujdeset për lëkurën e tij nga brenda jashte. Eshtë ideale për personat e stresuar ,ata që punojnë në ambiente te mbyllura(me ajër të kondicionuar ku lëkura dehidratohet),personat e ekspozuar në diell,ata që nuk kanë një dietë të mirë ushqimore,si dhe nënat e reja pas shtatzanisë. Ajo vjen me shijen e këndshme te guaves tropikale ne flakoncin 30 ml komode per tu marrë me vete dhe të sigurt ndaj kontaminimeve.
Efekti i këtij produkti ndihet që pas 20 ditëve pëdorim. Në një lëkurë me ngjyre të njëtrajtshme,minimizim të vijëzimeve të krijuara nga shprehitë e fytyres dhe një lëkurë më e hidratuar. Mjafton të konsumoni një flakon 30ml cdo darkë dhe do të vini re rezultate shumë të shpejta si në lekurë edhe në mireqenien e brendshme te trupit tuaj.
Mjafton të konsumoni një flakon 30ml çdo darkë, dhe do të vini re rezultate shumë të shpejta si në lëkurë edhe në mirëqënien e brendshme të trupit tuaj.
E gjeni në çdo farmaci!
