Metropolitan

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte një makth

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte një

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively.
Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It Ends with Us” vazhdon, të tjera pretendime që rrezikojnë rëndë reputacionin e saj po bëhen publike.

Konkretisht, gjashtë ish-punonjës të “Preserve”, kompani online e themeluar nga aktorja, e kanë përshkruar ambientin e punës si “toksik, joprofesional dhe kaotik.”

“E gjithë kompania ishte një katastrofë absolute,” tha një ish-punonjëse për Daily Mail. “Akuzat e saj ndaj Baldoni-t për kushtet e punës janë shumë ironike, duke pasur parasysh se vetë ajo menaxhonte një mjedis aq toksik dhe të çorganizuar, sa s’mund ta besoni.”

Blake Lively, tashmë 37 vjeç, lançoi “Preserve” në vitin 2014 si një dyqan online për produkte artizanale, por e mbylli pas më pak se një viti.

“Përshtypja që më la ishte se asaj nuk i interesonte asgjë. Ishte një ambient vërtet toksik,” shtoi një ish-punonjëse tjetër.

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte një

Sipas dëshmive, edhe vëllai i saj, Eric Lively, i punësuar si drejtor artistik, ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm. Ish-punonjësit thonë se ai i linte të prisnin në të ftohtë jashtë studios në Manhattan, pasi vonohej për t’i hapur zyrat. Të tjerë kanë rrëfyer se kanë punuar për muaj të tërë ulur në dysheme, pasi mobiljet nuk kishin mbërritur ende.

“Eriku ishte krejtësisht i papërshtatshëm për të menaxhuar një kompani. Në shumë aspekte, ambienti ishte joprofesional. Ishte ironike që një kompani që shiste produkte luksoze, nuk kishte as zyra për punonjësit për javë të tëra, madje edhe për muaj,” deklaruan disa prej tyre.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ish-punonjësit pretendojnë se shpesh ishin të detyruar të punonin me orë të zgjatura, ndërkohë që pagat vonoheshin vazhdimisht. Disa thonë se vonesat ishin aq të mëdha sa nuk arrinin të mbulonin as shpenzimet bazë mujore.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?