Fashion & Beauty

Idetë më “in” për thonjtë që do t’i duash për pushimet e verës

Screenshot 2026-06-20 154927.png
Foto: @overglowedit / @nailsby_hal/ Instagram

Vera është stina e preferuar për modele thonjsh, pa asnjë diskutim. Ndoshta është dielli, fustanet verore apo energjia e pushimeve që ndihet kudo, por gjatë muajve të ngrohtë gjithmonë duam të provojmë diçka më argëtuese me manikyrin, sidomos kur kemi planifikuar një udhëtim.

Pavarësisht nëse të pëlqejnë dizajnet ekstravagante apo preferon diçka minimaliste dhe elegante, vazhdo leximin për manikyrët më perfektë të verës që duhen ruajtur para takimit të radhës në sallon.

Më poshtë, idetë më të bukura për thonjtë e pushimeve, për çdo aventurë verore.

Thonjtë me vija

1.png

Ky model i frymëzuar nga peshqirët e plazhit do të duket shumë i lezetshëm ndërsa rri shtrirë pranë detit. Mund të zgjedhësh vija të holla në gjithë thoin ose vetëm në majat e tij. Luaj me ngjyrat që të pëlqejnë më shumë, sepse këtu nuk ka zgjedhje të gabuar.

Thonjtë perlë

Screenshot 2026-06-20 155723.png

Shkëlqimi si perlë është ideal për verën dhe kombinohet perfekt me bizhuteritë. Mund të shtosh edhe perla të vogla, tekstura të fryra apo baza me efekt ylberi për ta personalizuar.

Thonjtë “oqean”

3.png

Përshtati thonjtë me atmosferën e detit të vendit ku do të pushosh këtë verë. Vizato krijesa deti, guaska, lule tropikale apo çdo detaj tjetër që të kujton plazhin. Ky është versioni elegant i stilit “sirenë”.

Thonjtë rozë me shkëlqim

4.png

Nëse do diçka të thjeshtë, por që duket luksoze, zgjidh një rozë me shkëlqim që kombinohet me çdo veshje. Mbaje paksa transparente për atë efektin si pelte dhe do të përshtatet perfekt me të gjitha veshjet e pushimeve.

Thonjtë me pika

5.png

Thonjtë me pika ishin kudo verën e kaluar, por ky version minimalist me vetëm një ose dy pika duket shumë më elegant. Zgjidh kombinimet e tua të preferuara të ngjyrave dhe vendos pikat në mënyrë strategjike mbi thonj ose në majën e manikyrit francez për një pamje të thjeshtë, por interesante.

Thonjtë me lule

6.png

Manikyri me lule është klasik i motit të ngrohtë, por këtë vit vjen me shumë variante më interesante. Nëse do diçka më ndryshe se lulet tradicionale, provo efektin e shpërndarë të ngjyrës ose modele me lule të fryra dhe me teksturë, të frymëzuara nga vitet ’80.

Thonjtë “vera europiane”

7.png

Nëse këtë verë do të udhëtosh në Europë, ose thjesht do të futesh në atë atmosferë, provo një manikyr të frymëzuar nga Mesdheu. Nga sardele të vogla si në rivierën franceze te motivet elegante të pllakave italiane, çdo detaj të çon direkt me mendje te pushimet buzë detit. Vetëm duke i parë, të vjen dëshira të bësh gati valixhen.

REELS

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽