Horoscope

Horoskopi kinez: Nëse keni lindur në shenjën e Majmunit, është viti juaj!

Në Kinë vitet përllogariten sipas sistemit kohor të hënës: Viti i Ri për kinezët nis në datat 21 janar deri në 20 shkurt. Këtë vit, Viti i Ri hënor ka nisur më 9 shkurt, duke hyrë kështu në vitin e Majmunit. (lexoni karakteristikat më poshtë në artikull)

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose ‘shtëpi’. Por në ndryshim prej tij, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo prej 1 muaji. Dhe një detaj i vogël, i rëndësishëm: Sipas astrologjisë kineze, kur njerëzit hyjnë në vitin e shenjës së tyre, nënkupton fat të keq! Ndaj, ata kanë një traditë, atë të veshjes së një rrobe të kuqe përgjatë gjithë vitit (çfarëdo qoftë ajo, çorape, shall…) për tu ruajtur nga fati i keq. Këtë veshje duhet t’ua ketë dhuruar një pjesëtar më i madh i familjes.

Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Ja lista e shenjave sipas viteve të lindjes:

Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960

Bualli: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961

Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962

Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963

Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964

Gjarpëri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965

Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966

Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967

Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968

Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969

Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970

Derri: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971

Ashtu si shenjat e horoskopit që ndjekim ne kanë kohën e tyre çdo 12 muaj, cikli i horoskopit kinez përmbyllet çdo 12 muaj për çdo shenjë. Pasi lamë pas 2015-ën, vitin e Dhisë, kemi hyrë në 2016-ën e Majmunit.

Por cilat janë karakteristikat e njerëzve të lindur në vitet e majmunit?

Sipas astrologjisë kineze, njerëzit e lindur në vitet e Majmunit karakterizohen nga gjallëria, shkathtësia në të menduar, kurreshtja, prirja drejt risive dhe mistrecëria! (Përfytyroni një majmun) Megjithatë, besohet se vitet e majmunit janë ndër më të pafatat e kalendarit kinez.

Personaliteti i përgjithshëm që dikton kjo shenjë është i zgjuar, i kapshëm, sidomos në lidhje me karrierën dhe pasurinë. Nga ana tjetër, dashamirësia dhe ndershmëria e Majmunit u dhuron një jetë plot me dashuri që zgjat. Përpos cilësive të lakmueshme të kësaj shenje, ka edhe disa anë të tyret që mund t’u prishin punë: kryesisht natyra e rrëmbyer, e paduruar dhe një prirje për t’i parë të tjerët nga lart-poshtë.

Ja disa gjëra kryesore që duhet të dini për këtë shenjë:

Pikat e forta: Jeni të shoqërueshëm, krijues, entuziastë, plot vetëbesim

Pikat e dobëta: Jeni dyshues, dredharakë, egoistë, arrogantë, xhelozë

Numrat me fat: 1, 7, 8

Ngjyrat me fat: e bardha, e arta, bluja

Lulet e fatit: Krizantemat, Aliumi

Drejtimet me fat: Veriu, Veri-perëndimi, perëndimi

Njerëz të suksesshëm të lindur në vitin e Majmunit:

Jul Çezari, Leonardo da Vinci, Charles Dickens, Lord Bajroni, Elizabeth Taylor, Diana Ross, Tom Hanks, Christina Aguilera, Halle Berry, Mick Jagger, Giselle Bundchen, Demi Lovato, Miley Cyrus, Nick Jonas, Selena Gomez.

Burimi: Telegraph; China Highlights/ Përgatiti: Genta Hodo

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----horoskopi-kinez-nese-keni-lindur-ne-shenjen-e-majmunit-eshte-viti-juaj