Ndërsa java e kaluar nuk ishte aq e mbushur me ngjarje kozmike, kjo javë pritet të sjellë shumë zhvillime!
Në fillim të javës jemi ende nën ndikimin e hënës së re në Virgjëreshë, e cila do të sjellë fillime të reja dhe mundësi gjatë gjithë javës. Virgjëresha lidhet me shëndetin fizik, produktivitetin, rutinat dhe përgjegjësitë, kështu që fokusimi në këto fusha është ideal.
Afërdita, planeti i dashurisë, hyn në shenjën e Luanit nga 25 gushti deri më 19 shtator, duke vënë theksit te pasioni dhe romanca. Ky është një nga momentet më të favorshme të vitit 2025 për beqarët që kërkojnë dashuri apo lidhje të reja.
Sa i përket klimës kozmike, data 24 gusht mund të sjellë surpriza dhe kthesa të papritura. Më 25 gusht është një ditë shumë e mirë për premtime dhe angazhime afatgjata. Data 26 sjell energji të përziera, disa mund të përjetojnë takimë që ngjallin shumë emocione,ndërsa të tjerët mund të përballen me tensione apo debate.
Më 28 gusht, Urani (planeti i evolucionit) lidhet me Neptunin (planeti i spiritualitetit), një energji që ndjehet për javë të tëra dhe që sjell mundësi për transformim të thellë në jetën tonë.
Horoskopi javor sipas shenjave:
Dashi
Universi po punon për të sjellë më shumë kënaqësi dhe pasion në jetën tënde. Kjo është një periudhë për të ndjekur romancën, argëtimin dhe lidhjet intime. Pavarësisht statusit tënd, përfshihu emocionalisht dhe shijo çdo moment. Mund të shfaqet dikush që ia vlen. Nëse ke fëmijë ose dëshiron, kjo është një periudhë e mirë për t’u fokusuar te ta. Kreativiteti, sporti dhe hobet gjithashtu janë në qendër të vëmendjes këtë javë.
Demi
Kjo është një periudhë ideale për të qëndruar në shtëpi dhe për ta bërë atë më të ngrohtë, sipas shijeve tua. Mund të dekorosh, të ndryshosh arredimin apo të presësh mysafirë. Shijo qetësinë, familjen dhe ambientin tënd të shenjtë.
Binjakët
Energjia tani përqendrohet në komunikim, ide dhe frymëzim. Mund të nisesh në një projekt të ri që lidhet me rrjetet sociale. Leximi, podcastet apo mësimet në fusha të reja do të të tërheqin. Jeta sociale është gjithashtu e favorizuar, ndaj lidhu me miqtë e zemrës.
Gaforrja
Pas një periudhe plot vëmendje, tani është koha të fokusohemi te të ardhurat dhe vlerat personale. Dhurata, shpërblime apo para të papritura mund të vijnë drejt teje. Po ashtu, mund të jesh ti ai/ajo që dëshiron të japë më shumë dashuria/dhurata për të dashurit e zemrës. Mendo edhe për mënyra të reja për të fituar.
Luani
Po hyn në një fazë ku do të jesh në qendër të vëmendjes! Energjia jote është magnetike. Mund të ndryshosh pamjen, stilin ose të punosh me veten. Romanca, krijimtaria dhe kënaqësia janë në kulm, mos i anashkalo! Beqarët kanë mundësi të veçanta për të takuar dikë me rëndësi.
Virgjëresha
Edhe pse është sezoni yt, mund të ndihesh më introspektiv/e. Është koha për të reflektuar për dashurinë dhe marrëdhëniet në jetën tënde. Mund të mos jetë momenti më i mirë për lidhje të reja, por është ideal për të kuptuar çfarë kërkon vërtet nga dashuria.
Peshorja
Ti gjithmonë ke qenë social/e, por tani kjo del në pah akoma më shumë! Do të jesh i/e kërkuar në festa, takime dhe evente. Mund të njohësh dikë përmes rrjeteve sociale ose miqve të përbashkët. Është koha të krijosh kujtime të bukura dhe të shkëlqesh.
Akrepi
Të gjithë sytë janë te ti! Vëmendja profesionale rritet, kështu që përfito për të ndërtuar emrin tënd. Shpërblime, promovime apo lavdërime janë të mundshme. Po ashtu, është një kohë e mirë për të filluar një projekt të madh apo për të kërkuar një pozicion më të lartë.
Shigjetari
Një valë aventurash po të vjen përpara! Udhëtimet, sidomos në vende me bukuri të shumta natyrore, janë shumë të favorizuara. Beqarët mund të tërheqin njerëz nga kultura ose prejardhje të ndryshme, dil jashtë rutinës tënde dhe përqafo të renë!
Bricjapi
Intimiteti është fjala kyçe. Je më i/e hapur për lidhje të thella emocionale dhe fizike. Nëse je në një marrëdhënie, kjo mund të jetë një periudhë shumë sensuale dhe e ndjeshme. Për beqarët, është më shumë kohë reflektimi sesa fillimesh.
Ujori
Fokusi kalon tek partneritetet. Marrëdhëniet, si personale edhe profesionale, bëhen më harmonike. Është një periudhë ideale për të forcuar bashkëpunimet dhe për të ndrequr çdo mosmarrëveshje. Beqarët kanë më shumë gjasa të gjejnë dikë me potencial për lidhje të qëndrueshme.
Peshqit
Po hyn në një periudhë me më shumë intensitet në përditshmëri dhe punë. Mund të gjesh kënaqësi në lidhjet me kolegët apo klientët. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të kërkuar projekte të reja apo një punë tjetër. Disa mund të ndiejnë një tërheqje të fshehtë në ambientin e punës.